Arsyeja pse shumë njerëz rekomandojnë që të shpenzoni pak më tepër para tek zgjedhje e fotografit/es është se pasi gjithçka të ketë mbaruar, fotot do të mbeten aty. Sigurisht që do të doni të dukeni sa më bukur në to. Gjithsesi, zgjedhja e duhur e personit që do të bëjë shkrepjet gjatë momenteve më të lumtura tuaja është vetëm hapi i parë drejt arritjes së fotove të mrekullueshme. Veshja e një fustani mahnitës dhe makijazhi i duhur do tëndihmojnë, gjithashtu.
Të gjithë njohim disa persona që gjithmonë dalin mirë në fotot e tyre. Dhe, nëse ju nuk bëni pjesë në këtë grup, mos u shqetësoni. Më poshtë, keni disa këshilla se si të shfaqni bukurinë dhe lumturinë që keni ndjerë gjatë dasmës suaj, në fotot e shkrepura nga fotografi/ja juaj.
1. Qeshni me sy.
Teksa duket qesharake kur e thua në këtë mënyrë, është në fakt, shumë efektive. Për të gjithë ju që dhe kur buzëqeshni dukeni seriozë, provoni ta kaloni të qeshurën dhe në sytë tuaj. Kështu, mimika juaj do të duket më e ëmbël dhe e lumtur në të njëjtën-kohë.
2. Mbani diçka në duar.
Për fat të mirë, në shumicën e rasteve, nuset kanë buqetën e tyre në dorë. Kështu, do të mund të shmangni atë momentin e bezdisshëm kur nuk dini se si të pozoni me duart tuaja.
3. Shmangni lensin e kamerës.
Fotot e bëra me personin duke parë drejt e në kamer nuk janë shumë të arrira. Prandaj, provoni të mos shikoni drejt e në lensin e kamerës. Mund të ktheni shikimin anash, të shikoni partnerin/en tuaj, në mënyrë që fotoja që duket sa më interesante.
4. Relaksoni fytyrën.
Sigurisht që do të ndiheni të stresuar dhe të nervozuar ditën e dasmës suaj. Dhe kjo do të reflektohet dhe në fotot tuaja. Provoni të qetësoni muskujt e fytyrës dhe merrni frymë thellë gjatë pauzave mes fotove.
5. Gjeni anën tuaj më të mirë.
Kjo ka të bëjë me të gjitha fotot që mund të bëni, jo vetëm me ato të dasmës. Poza të ndryshme mund të bëjnë fytyrën tuaj të duket më bukur dhe trupin më të tonifikuar e të gjatë.