/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Periudha pas fejesës është një periudhë tepër emocionuese, por i jep nisjen dhe një periudhe të mbushur me detyra dhe do të keni shumë vendime për të marrë. Ku do të martoheni? Ku do ta bëni dasmën? Sa të ftuar do të jenë? Dhe ndoshta pyetja më e rëndësishme, kur do të martoheni? Edhe nëse nuk keni ndonjë lidhje emocionale me një datë të caktuar, zgjedhja e datës së martesës do të sjellë një ndikim të madh tek faza e planifikimit. Zbuloni nëse një fejesë e shkurtër është e duhur për ju apo jo nga avantazhet dhe disavantazhet e listuara më poshtë.

AVANTAZHET

1. Do të martoheni më herët.

Kjo është e dukshme, por sa më pak të zgjasë fejesa aq më shpejt do të mund ta shijoni jetën martesore. Për ato çifte që kanë kaluar shumë vite së bashku para se të fejoheshin, një martesë e shpejtë do të ishte perfekte.

2. Nuk do të humbisni emocionet.

Ka gjasa që gjatë planifikimeve të gjata për dasmën e martesën të lodheni e të mos e keni më atë ndjenjën e parë të emocionit. Ndërsa kur kjo periudhë zgjat pak muaj do të jeni akoma shumë entuziastë për martesën.

3. Do t’i merrni vendimet më shpejt.

Kur keni një afat kohor të shkurtër do ju duhet të merrni vendime më shpejt. Kështu, nuk do të lodheni duke kërkuar për dhjetra e dhjetra mundësi që ofrojnë të njëjtin shërbim. Por, do të vendosni në atë që ju pëlqen më shumë, pa e kthyer kokën pas.

DISAVANTAZHET

1. I jep një hap të nxituar fejesës.

Disa çifte nuk përjetojnë ndonjë ndryshim të madh në marrëdhënien e tyre gjatë kalimit nga një lidhje në fejesë. Por, disa të tjerë e ndjejnë këtë ndryshim dhe duan ta përjetojnë ashtu siç duhet.

2. Më pak kohë për të planifikuar.

Nëse të dy ju keni orare të ngjeshura në punë, do ta keni paksa të vështirë t’i përballoni të gjitha detyrat që ju shfaqen gjatë planifikimit edhe nëse keni punësuar një profesionist për këtë punë.

3. Alternativa më të pakta.

Nëse nuk keni shumë kohë për planifikimin e dasmës, mundësuesit e shërbimeve tuaja të preferuara mund të jenë të zënë sepse shumica e tyre prenotohen që 1 vit më parë.