/ NGA MyWedding Albania/ Këshilla për Dasmën/

Edhe nëse i keni të gjitha gati për ditën e dasmës, të keni një koordinator pranë gjatë saj është një ndihmë e madhe. Duke patur një ndihmë shtesë gjatë kësaj dite, do të mund të shfrytëzoni kohën për t’u relaksuar e për t’ja kaluar mirë. Disa nga arsyet për të konsideruar një koordinator dasme janë:

1. Për t’u siguruar që dita do të ecë siç është planifikuar.

Shumë planifikues dasme përfshijnë në shërbimet e tyre edhe një koordinator gjatë ditës së dasmës. Një shërbim i tillë ofrohet dhe për çiftet që duan të merren vetë me planifikimin e dasmës, por që mund të kenë nevojë për një ndihmës. Nëse del ndonjë problem rrugës, asistenti tuaj mund të kujdeset për këtë.

2. Për t’u lënë të shijoni ditën tuaj.

Planifikimi i dasmës është një detyrë stresuese, prandaj punësimi i një koordinatori mund ta lehtësojë këtë punë për çiftin. Kështu, do të keni në mendje disa elementë të planifikimit të dasmës, por gjithashtu do të keni shumë kohë dhe energji për t’u kënaqur.

3. Të ndihmojë e të gjejë furnizuesit e dasmës.

Gjatë planifikimit të dasmës, koordinatori do të mundohet të gjejë alternativat më të mira për çiftin dhe më pas, zgjedhje u mbetet atyre. Ndërsa gjatë ditës së dasmës, do të sigurohet që të gjitha porositë kanë ardhur ashtu siç ju i keni kërkuar dhe në orën e duhur. Në këtë mënyrë, ju do të jeni në gjendje të shijoni ditën tuaj pa shqetësime.

4. Të ndihmojë me përgatitjet.

Edhe pse ky koordinator do t’ju ndihmojë gjatë dasmës, do ju duhet të takoheni me të disa ditë më parë për të diskutuar rreth saj. Ai do të jetë në dijeni të planifikimit që ju keni bërë dhe do të jetë në gjendje të përshtatet me ndryshimet e minutës së fundit.