Ju do të martoheni së shpejti dhe doni që martesa dhe dasma t’ju gjejë në gjendjen tuaj më të shëndetshme. Më poshtë do të gjeni 5 nga zakonet që duhet të zbatoni për ta nisur jetën tuaj si bashkëshort/e me këmbën e mbarë.
1. Ushqyerja shëndetshëm.
Kjo është mënyra më e mirë e të filluarit të marrëdhënies tuaj me baza të forta. Duke marrë nutrientët e duhur, ju do të dukeni e do të ndiheni më mirë. Gjithashtu, do të keni më shumë besim në vete dhe kjo do të reflektohet dhe në marrëdhënien tuaj në çift. Do të sëmureni më rrallë dhe do të ndiheni më të shëndetshëm. Mund të filloni të gatuani përditë ushqime shtëpie apo përgatisni lëngje të freskëta frutash.
2. Ushtrohuni.
Ashtu si ushqyerja shëndetshëm, edhe ushtrimi fizik është një fillim i mirë i një martese të shëndetshme. Mund të vendosni të vraponi mëngjeset e fundjavave apo të frekuentoni palestrën tuaj të preferuar. Ajo që duhet të bëni është të vendosni një pikë që doni të përmbushni dhe të përpiqeni ta arrini atë së bashku. Sigurisht që është një gjë shumë e mirë që të kaloni kohë së bashku duke u munduar të arrini qëllimet tuaja.
3. Komunikimi.
Krijimi i një sistemi komunikimi që funksionon për ju të dy është një hap tepër i rëndësishëm që do ju ndihmojë gjatë gjithë jetës suaj martesore. Për ta arritur këtë mund të bisedoni me konsulantë martesorë apo me psikologun tuaj personal.
4. Koha më vete.
Gjithmonë duhet të caktoni kohë për veten tuaj. Kjo do të thotë që do të bëni diçka që ju bën të ndiheni mirë e si rezultat kjo do të transmetohet edhe në marrëdhënien tuaj. Gjithashtu, duke kaluar kohë më vete, i lini dhe partnerit/es suaj kohën e duhur në favor të shëndetit të tij/saj.
5. Kursimi i parave.
Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bëni para se të martoheni është të flisni për financat. Të caktoni shpenzimet, si do t’i menaxhoni ato dhe si do të veproni me borxhet individuale. Kjo do ju kursejë shumë stres dhe para njëkohësisht në të ardhmen.