/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Gjatë muajve që keni kaluar duke planifikuar dasmën tuaj, keni patur aq shumë ndërveprime me njerëz të ndryshëm, saqë mund të keni harruar të falenderoni njerëzit që ju kanë qëndruar pranë gjatë kësaj kohe e që ju kanë ndihmuar për të realizuar dasmën e ëndrrave tuaja. Ja tek janë disa gjëra që mund të bëni gjatë përgatitjeve të dasmës.

1. Mbani një ditar.

Ky nuk është një ditar ku mbani shënim gjithçka që ndodh e ato që ndjeni gjatë ditës. Në këtë ditar do të shënoni të gjitha punët e detyrat që duhet të kryeni. Kur do të shkoni për të provuar fustanin dhe me kë? Si ju ndihmuan të tjerët? Këtu mund të përfshini dhe mendimet tuaja në aktivitetet e bëra apo momente të vogla që ja vlejnë për t’u përmendur në vazhdim.

Mbajtja e këtij ditari do ju shërbejë shumë në momentet kur dasma të ketë mbaruar e do ju duhet të dërgoni letra falenderimi. Kështu, thjesht do ju duhet të shfletoni ditarin tuaj e të falenderoni çdo person personalisht për gjithçka që ka bërë për t’ju ndihmuar.

2. Kaloni kohë me shoqërueset tuaja.

Nëse përpiqeni t’i bëni të lumtura shoqërueset tuaja do të krijoni shumë kujtime për të ardhmen. Organizoni një drekë për t’u treguar mirënjohjen atyre ose shkoni në një parukeri së bashku. Shfrytëzoni çdo mundësi për të kaluar kohë me shoqet tuaja më të mira.

3. Lëshoni lot gëzimi.

Me siguri që gjatë përgatitjeve të dasmës, do të keni shumë momente emocionuese. Mos mendoni që nuk është mirë të tregoni shumë nga ajo që ndjeni, mos u shqetësoni për makijazhin, nuk do të tregoni dobësi nëse derdhni disa lot gëzimi. Emocionet janë ato që krijoni kujtimet që do të qëndroni gjithmonë me ju.

4. Nderoni prindërit e gjyshërit gjatë dasmës.

Mund të mbani një fjalim para se të lexoni betimet drejt partnerit/es suaj. Sigurohuni që të tregoni mirënjohjen tuaj për gjithcka që ju kanë mësuar deri në ato momente. Bëjani të ditur që është falë tyre që ju jeni ky person që jeni. Për ta nuk do të ketë dhuratë më të bukur sesa kjo.