Bazuar në statistikat e “Etsy”, këto janë trendet, në të cilat çiftet e reja po shpenzojnë për dasmën e tyre; dhe disa janë të papritura. Lista e mëposhtme përmban disa nga këto trende:
1. Alternativat e vellos.
2. Mëngë të gjëra.
Fustanet me mëngë të gjëra janë shumë në favor të atyre nuseve që duan të ofrojnë një “look” mahnitës në dasmën e tyre. Dhe mund ta kuptojmë se pse janë duke u bërë trend i 2019, sepse japin një hijeshi të pakrahasueshme.
3. Dekoracione miqësore me mjedisin.
Nga shumë lëvizje për mbrojtjen e mjedisit, shumë dasma po marrin karakter “eco-friendly”. Dhe përdorimi i dekoracioneve që e tregojnë këtë është një nga trendet më të fundit që dhe ju mund të përfshini në dasmën tuaj të 2019.
4. Stili i viteve ’90.
Këto vite janë rreth 30 vjet larg, prandaj duhet të gjeni mënyrën e duhur sesi ta përshtasni stilin e atyre viteve me modernen e viteve të sotme.
5. Teksturë e papritur.
Këtu përfshijmë përdorimin e drurit, letrës dhe llojeve të saj për elementë të ndryshëm në dasmë.
6. Mesazhe të fshehura.
Përdorimi i mesazheve të fshehura, kryesisht në bizhuteri, duket si një mënyrë e mirë për t’i dhënë dasmës suaj një prekje të personalizuar.
7. Detaje nga qielli.
Kur dashuria juaj është një dashuri e llojit “deri tek hëna e në kthim”, përdorimi i detajeve të tilla është një zgjedhje perfekte.