Planifikimi i dasmës suaj mund të jetë argëtim më vete, por mos harroni dhe diçka tjetër që duhet të planifikoni sa më mirë, muajin e mjaltit. Zgjedhja e destinacionit për muajin e mjaltit është totalisht argëtuese. Por, nëse do të udhëtoni diku ku gjuha shqipe nuk është gjuhë e parë, atëherë duhet të merrni në konsideratë mësimin e disa shprehjeve, në gjuhën e vendin ku do të ikni. Edhe nëse do të shkoni në Filipine, Japoni apo Itali, janë disa shprehje tepër të nevojshme që do ju duhen gjatë muajit të mjaltit. Dhe do të jetë më e lehtë për ju sepse do t’i mësoni bashkë me partnerin/en tuaj. Madje, mund t’i ndani këto shprehje mes jush. Dikush mund të mësojë shprehjet e transportit e tjetri ato të drekimit.
Shprehjet e sjelljes.
“Përshëndetje.”
“Mirupafshim.”
“Ju lutem.”
“Faleminderit!”
“Më falni.”
“Po.”
“Jo.”
Përdorimi i këtyre frazave në gjuhën e vendit që do të vizitoni, mund t’ju sigurojë një shërbim më të mirë dhe sigurisht, do t’i bëjë të tjerët të ndihen mirë sepse jeni përpjekur të mësoni gjuhën e tyre.
“Bisedat më të zakonshme”
“Nuk e di gjuhën tuaj.”
Ndoshta, ndërkohë që jeni duke shëtitur në rrugët e bukura të vendit që keni zgjedhur, një vendas dëshiron t’ju pyesë për diçka, por ju nuk e ndihmoni dot. Atëherë, mësoni të thoni në gjuhën e tyre, “nuk e flas gjuhën tuaj”.
“Nuk ju kuptoj.”
Kjo është një shprehje tjetër që mund të përdorni nëse nuk e flisni gjuhën vendase të shtetit që keni zgjedhur të vizitoni. Gjithashtu, mund ta përdorni dhe kur nuk keni marrë informacionin që ju duhet dhe kërkoni më tepër.
“Mund ta përsërisni?”
Mundohuni ta shmangni këtë shprehje kur dikush po përpiqet të flasë në gjuhën tuaj që ju t’i kuptoni. Nëse jeni akoma duke e mësuar atë gjuhë apo ka shumë zhurmë dhe nuk mund ta dëgjoni personin, mund t’u kërkoni të përsërisin atë që thanë.
“Numrat nga 1 tek 10.”
Edhe nëse mund ta tregoni me gishta numrin që doni të thoni, është mirë të tregoni se jeni përpjekur për të mësuar diçka në gjuhën e tyre. Numrat nga 1 tek 10 do ju duhen shpesh, prandaj bëni mirë t’i mësoni ato.
“Në restorant”
“Mund të marr një…”
Kjo shprehje është tepër e rëndësishme kur doni të porosisni në një restorant. Sigurisht që mund të referoheni dhe tek menuja e çdo restoranti. Mund ta thoni këtë shprehje në gjuhën e tyre dhe të tregoni në menu se cilin ushqim doni të porosisni. E njëjta gjë vlen dhe për dyqanet e ndryshme.
“Një tavolinë për dy vetë.”
Përsëri, nëse e kërkoni në mënyrë verbale një tavolinë për dy veta, në vend se të tregoni me gishta, do ju mundësojë një shërbim më të mirë dhe ndoshta, një tavolinë më të mirë.
“Mund të marrim faturën?”
Shumë nga ne, kur udhëtojmë jashtë por edhe në vendin tonë, kur duam të marrim faturën, bëjmë gjestin e famshëm sikur po shkruajmë diku. Për ta shmangur këtë, mësoni ta thoni këtë shprehje në gjuhën e huaj dhe shtoni “ju lutem” pas saj.
“Gëzuar!”
Kjo mund t’ju hyjë në punë nëse frekuentoni vende që ju lejojnë të bëni shoqëri të re.
“Transporti/udhëtimi”
“Për në aeroport.”
Nëse po kërkoni për një taksi apo doni të shkoni në aeroport, sigurohuni që keni numrin e saktë të terminalit dhe shtoni “ju lutem”. Kjo është një fushë tjetër ku do ju nevojiten numrat në gjuhën e huaj.
“Për në hotel/restorant.”
Nëse do të shkoni nga aeroporti tek hoteli, emri i hotelit është kryesori që duhet të dini. Gjithashtu, e njëjta gjë vlen dhe për restorantet ku keni bërë rezervim.
“Cili është autobusi/treni për …”
Pasi të keni zgjedhur destinacionet e ndryshme që doni të vizitoni në një qytet, vendosni se si do të shkoni deri aty. Kështu, mund të mësoni shprehjen e duhur. Gjithashtu duhet të mësoni të pyesni dhe për kohën kur do të niset autobusi apo treni.