Ndoshta nuk keni nevojë që t’ju themi që dita e dasmës suaj është një ditë e madhe sepse kjo dihet tashmë. Ky moment do të jetë një moment që do ta kujtoni shpesh në vitet e ardhshme. Sado kohë e para të harxhoni për planifikimin e dasmës suaj, asgjë nuk do të ketë rëndësi nëse nuk e shijoni këtë ditë të madhe. Pra, për t’u siguruar që dita e dasmës të jetë dita më e lumtur për ju, shikoni artikullin e mëposhtëm për gjërat që nuk duhet të bëni në këtë ditë.
Mos u përpiqni t’i kënaqni të gjithë.
Shumë nuse thonë që do të donin të kishin shpenzuar më shumë kohë me miqtë sesa të bisedonin me të ftuarit. Mbani mend që është festa juaj dhe mund të bëni çfarëdo që dëshironi! Pra, në vend që të flisni me njerëz të largët (nëse nuk dëshironi), shijoni momentin duke festuar me ata që doni me të vërtetë dhe krijoni kujtime me ta.
Mos i kushtoni shumë vëmendje motit.
Nëse po martoheni në muaj ku shiu është shpesh prezent, mos u shqetësoni për këtë sepse nuk është në dorën tuaj. Ndoshta keni ëndërruar për një dasmë në ambiente të jashtme, por nëse ka mundësi që të bjerë shi, nuk keni pse rrezikoni së koti. Edhe nëse gjërat nuk dalin ashtu siç ju e keni planifikuar, rëndësi ka që të bëni qejf së bashku me të dashurit tuaj. Pastaj, disa momente romantike në shi me bashkëshortin tuaj do të ishin perfekte.
Mos i vishni këpucët për herë të parë ditën e dasmës.
Nuk do të donit që të merrnit vesh nëse këpucët tuaja janë të rehatshme apo jo kur t’i vishni për të shkuar në dasmë. Në mënyrë që të shmangni dhimbje të shkaktuara nga këpucë të parehatshme, vishini më parë në shtëpi disa kohë që të mësoheni me to. Gjithsesi, nëse opsioni juaj i vetëm janë këpucët e reja, mos harroni të merrni me vete shapka ose këpucë të sheshta e të rehatshme.
Mos e teproni me ushqimin.
Kjo është paksa e vështirë që të realizohet. Nëse hani më pak se sa duhet, do të ndiheni në gjendje të fikti, të pafuqishme dhe mund të deheni shumë shpejt. Por, nëse hani më shumë, do të ndiheni të fryra dhe do të keni nevojë për gjumë. Asnjëra nga këto zgjedhje nuk është ideale për ditën më të bukur të jetës tuaj. Sigurohuni që të nisni ditën me mëngjesin e duhur dhe më pas, shoqërueset tuaja do të kujdesen për vaktet e tjera dhe kur të vijë momenti për të kërcyer do të ndjeni plot energji!
Mos u nevrikosni me furnizuesit.
Në fakt, përpiquni të mos u nevrikosni me asnjë. Lejoni që çdo gjë të shkojë në rrjedhën e vet dhe besoni tek planifikimi që keni bërë. Nëse lulet vijnë pak me vonesë ose në rast se ushqimi nuk është ashtu siç e prisni, me shumë mundësi që të ftuarit nuk do ta vënë re. Prandaj, shijojeni ditën edhe me ndryshimet e vogla që mund të ndodhin.
Mos konsumoni shumë alkool.
Disa nuse zgjedhin të mos pijnë aspak në dasmën e tyre, por për ato që pijnë, merreni me ngadalë! Do të kishit dëshirë që më vonë të mbanit mend çdo sekondë të dasmës që keni planifikuar dhe paguar, prandaj mos pini shumë në koktejl që të mos deheni ose në rastin më të keq, të sëmureni.
Mos harroni të falenderoni njerëzit e rëndësishëm.
Të gjithë njerëzve ju pëlqen të falenderohen për përpjekjet e tyre, prandaj, pavarësisht gjithçkaje mos harroni të falenderoni njerëzit që ju kanë ndihmuar në këtë ditë të paharrueshme. Dhurata, lule apo edhe disa fjalë falenderuese do t’i bënte shumë të lumtur njerëzit që kanë qenë gjithmonë aty për ju.
Mos u shqetësoni për betimet.
Ndoshta mund t’i harroni betimet që keni menduar, unaza mund të mos futet në gisht, ose ndoshta ulërima e një fëmije mund të prishë çastin. Në vend që të stresoheni, qeshni! Këto janë momente që do t’i mbani mend si shumë argëtuese. Papërsosmëritë do ta bëjnë dasmën tuaj speciale, prandaj mos i mendoni shumë detajet e vogla.
Mos prisni dhurata nga të gjithë.
Kjo gjë mund t’ju suprizojë, por jo të gjithë të ftuarit do t’ju japin dhurata ditën e dasmës. Për arsye të ndryshme, ato mund të mos e kenë përgatitur por mos e mbani mendjen këtu sepse në fund të fundit, ato kanë ardhur për të shijuar festën. Prisni gjithçka nga çdo i ftuar dhe shiheni çdo dhuratë si një bonus!