/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Shoqja juaj më e mirë sapo ju lajmëroi që ju ka zgjedhur si shoqëruese nderi në dasmën e saj? Urime! Ku ka më mirë se të jeni ndihma numër 1 e një personi kaq të dashur për ju? Tani do të keni një justifikim tjetër për të kaluar sa më shumë kohë me shoqen tuaj, do të flisni për lulet, dekorin e dasmës, fustanin e nuses e shumë të tjera ndër to.

Jo vetëm do të ndihmoni nusen në çdo organizim që ka në mendje, por do të filloni të njihni dhe shoqet e tjera të nuses. Të qenit pjesë e grupit shoqëror të nuses është një mundësi perfekte për të bërë shoqe të reja e për të punuar me to për të krijuar dasmën që shoqja juaj ka ëndërruar gjithmonë.

Por, siç e dimë, me këtë detyrë vijnë dhe përgjithësi të mëdha. Në varësi të llojit të dasmës që shoqja juaj ka zgjedhur (nëse do të ketë apo jo një ndihmës a planifikues) do të caktohet dhe përgjegjësia që do të mbani ju. Ndonjëherë mund t’ju duket sikur kjo është një punë e dytë për ju.

Por, kur dita e madhe do të vijë, detyra juaj pothuajse ka mbaruar. Ky është hapi i fundit dhe duhet të përvishni mëngët për t’u siguruar që shoqja juaj do të përjetojë ditën më të lumtur të jetës së saj. Ja tek keni 10 gjërat që shoqëruesja e nderit duhet të bëjë në ditën e dasmës.

1. Të jetë me nusen gjatë përgatitjes.

Nëse nusja ka nevojë për shoqen e saj më të mirë për mbështetje morale para dasmës, duhet të jeni aty për të. Nëse shikoni që po stresohet për flokët, fustanin apo makijazhin, mundohuni ta qetësoni.

2. Të veprojë si një shefe e vërtetë.

Nuk po përpiqemi të themi se shoqëruesja e nderit duhet të jetë shumë kërkuese dhe e vështirë për t’u kënaqur, por nëse do të kujdeseshit për gjërat që nusja dhe dhëndri kanë shqetësime, do të ishte një ndihmë shumë e madhe. Nëse diçka nuk po shkon siç duhet me një nga furnizuesit e dasmës, mundohuni të zgjidhni gjithçka me një telefonatë dhe aftësitë tuaja drejtuese.

3. Organizoni shoqërueset e tjera të nuses.

Gjatë ditëve të planifikimit të dasmës, duhet të ndani detyrat për çdo shoqëruese në mënyrën më të drejtë të mundshme. Dhe në ditën e dasmës, telefonojini ato për t’u siguruar që janë zgjuar e janë bërë gati për ditën e madhe.

4. Mbani buqetën.

Në momentin që nusja dhe dhëndri kanë mbaruar betimet e tyre dhe është momenti për të shkëmbyer unazat, qëndroni pas nuses për të mbajtur buqetën e luleve.

5. Firmosni çertifikatën e martesës.

Nëse ju kërkohet diçka e tillë, ju duhet të firmosni si dëshmitarë në çertifikatën e martesës, së bashku me shokun më të mirë të dhëndrit.

6. Qëndroni në gatishmëri për detyra të ndryshme.

Gjatë dasmës, të ftuarit mund t’ju pyesin se ku duhet të lënë dhuratat apo se ku duhet të varin palltot. Qëndroni në gatishmëri për t’i ndihmuar e për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të tyre.

7. Shërbeni si një ndihmëse e fotografit.

Eh, fotot e dasmës. Ndonjëherë janë të vështira për t’u orkestruar. Ndoshta do ju duhet të largoni vëmendjen e fotografit nga të ftuarit dhe detajet e dasmës dhe të fokusoheni më shumë tek çifti për të realizuar disa foto të veçanta.

8. Veproni sipas orarit.

Nëse të gjithë janë të zënë duke pirë e duke qeshur, saqë nuk e kuptojnë që ka ardhur koha për kërcimin e parë të ciftit, ju duhet t’i lajmëroni për këtë. Nëse ju duhet një ndihmë ekstra për këtë detyrë, mund ta kërkoni tek shoku i ngushtë i dhëndrit.

9. Përgatitni një fjalim.

Kjo varet nga dëshira juaj për të shprehur ato që ndjeni ndaj shoqes suaj dhe nëse ajo jua kërkon një gjë të tillë. Por, duke qenë se në dasmë, të gjithë njerëzit më të afërt të çiftit do të mbajnë fjalimin e tyre, dhe ju mund të shkruani disa fjali për nusen.

10. Bëhuni pjesë e kërcimeve.

Kjo është një detyrë gazmore. Duhet të jeni ju shpirti i festës dhe t’i ftoni të gjithë në skenën e vallëzimit.