/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Mëngjesi para dasmës suaj është një mëngjes i mbushur me emocione të ndryshme. Do të ndiheni të gëzuar, të stresuar e nuk do të dini se cila është ndjenja mbizotëruese. Pasi të gjitha përgatitjet kanë marrë fund, do të ndjeni presionin që gjithçka duhet të jetë perfekte e të dalë ashtu siç e keni planifikuar. Me shumë mundësi, do të jeni duke u bërë gati me shoqet më të mira e ndoshta me mamanë e vjehrrën tuaj. Duke qenë pranë njerëve tuaj më të afërt, do të ndiheni më të qeta e stresi mund të largohet, por është muzika e duhur që do ju sjellë të gjithëve në humor. Nuk do të shqetësoheni për elementët e vegjël në dasmë kur po dëgjoni këngët tuaja të preferuara.

Edhe nëse nuk jeni aspak e shqetësuar për dasmën e mëvonshme, procesi i të bërit gati mund të jetë i lodhshëm. Nëse dëgjoni këngë ritmike gjatë përgatitjes nuk do të ndiheni të lodhura për të pozuar në foto. Më poshtë, keni të listuara disa këngë për të ndezuar atmosferën gjatë përgatitjes për dasmë dhe për të shpërndarë energji pozitive.

“Sucker” – Jonas Brothers

“Girls Just Want to Have Fun” – Cyndi Lauper

“Marry You” – Bruno Mars

“Teenage Dream” – Katy Perry

“Signed, Sealed, Delivered” – Stevie Wonder

“I Do” – Colbie Caillat

“You’re the One That I Want” – John Travolta & Olivia Newton John

“Everything” – Michael Bublé

“I Choose You” – Sara Bareilles

“Walking on Sunshine” – Katrina & The Waves

“I Wanna Dance with Somebody (Who Loves Me)” – Whitney Houston

“Kiss You” – One Direction