/ NGA MyWedding Albania/ Nusja dhe Dhëndri/

Nëse pyesni sa më shumë miq, do ju thonë që viti i parë i martesës është viti më i vështirë ose viti i muajit të mjaltit. Por, ky nuk është domosdoshmërisht një tregues mbi ecurinë e martesës në vazhdim, pasi sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë elementë përfshihen në harmoninë e martesës suaj. Gjithashtu, nuk ka arsye pse të vështirësoni marrëdhënien tuaj gjatë kësaj periudhe. Prandaj, mundohuni të mos bëni gabimet e mëposhtme, kryesisht gjatë vitit të parë të martesës.

1. Mos e merrni partnerin/en për të mirëqenë.

Vetëm se jeni të martuar tashmë, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të përpiqeni më për të treguar interes ndaj palës tjetër. Bëni komplimente, organizoni darka romantike dhe çdo gjë tjetër që vlen për të treguar dashurinë ndaj bashkëshortit/es tuaj.

2. Mos injoroni financat.

Në fakt, kjo është diçka që duhet të jetë diskutuar që para se t’i keni thënë “po” njëri-tjetrit. Mund të keni akoma emocionet e dasmës dhe mendoni se financat nuk janë një temë e rëndësishme për të biseduar brenda vitit të parë të martesës. Por, kjo nuk duhet të neglizhohet.

3. Adresoni problemet.

Nëse hasni një problem apo një pakënaqësi gjatë vitit të parë të martesës, por edhe në vazhdim të saj, do të ishte mirë ta bisedonit me partnerin/en tuaj para se të zmadhohet.

4. Mos harroni jetën tuaj sociale.

Për një marrëdhënie të mirë, zgjidhja nuk është që të kaloni kohë vetëm me partnerin/en apo vetëm me shoqërinë tuaj. Mundohuni të gjeni kohë për të dy për t’u ndjerë më të plotësuar.

5. Mos ofendoni gjatë diskutimeve.

Edhe pse është normale të ketë zënka të vogla herë pas here, mos përmendni ofendime apo pjesë të jetës së partnerit/es për të cilat është i/e pasigurtë. Kjo nuk është e ndershme dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në martesën tuaj në vazhdim.