/ NGA MyWedding Albania/ Nusja dhe Dhëndri/

Me siguri që keni shumë kohë që jeni në një marrëdhënie me partnerin tuaj. Keni filluar të mësoheni me sjelljet dhe veset e tij dhe jeni në gjendje të kuptoni veprimin e tij para se ai ta bëjë. Por, kohët e fundit ka filluar të sillet ndryshe dhe nuk mund t’i parashikoni më veprimet. Ndoshta bëhet më i ndjeshëm se më parë apo humbet kontrollin për gjërat më të vogla. Nëse nuk mund të gjeni shpjegim për këto sjellje të tij, ka shumë mundësi që ai është gati t’ju propozojë për martesë. Shikoni 5 shenjat e mëposhme që tregojnë se ai mund t’ju propozojë së shpejti.

1. Djersitet shpesh.

Edhe nëse është stina e dimrit dhe koha është e ftohtë, ju shikoni që ai vihet në siklet për tema që kanë të bëjnë me martesën dhe dashurinë. Me shumë mundësi, po përpiqet të mos e japë veten që dhe ai po mendon për një gjë të tillë.

2. Ka interes në bizhuteritë tuaja.

Papritur ai tregon një interes të menjëhershëm tek bizhuteritë tuaja. Kujdeset të kuptojë shijet tuaja dhe mundohet të gjejë një unazë që mund ta ndihmojë me masën e gishtit tuaj.

3. Qan për herë të parë.

Emocionohet dhe kur shikon reklamat më të thjeshta. Ai mashkull serioz që nuk lejonte të dilte nga natyra e tij e egër, tani preket dhe nga gjërat më të vogla. Pse vallë?

4. Ka filluar të kursejë.

Përpiqet gjithmonë të harxhojë sa më pak para, dhe për gjërat më të vogla. Përdor kuponë dhe nuk del më si më parë, me qëllim që të kursejë sa më shumë. Ndoshta për një unazë fejese, apo jo?

5. Fiksohet me babain tuaj.

Ai mashkull që dikur nuk e duronte dot babain tuaj me të gjitha këshillat e tij, tani do të zbulojë sa më shumë gjëra për të. Si e pi kafen, cila është ngjyra e preferuar për karvatat, etj. Kështu, do të përpiqet të fitojë zemrën e tij që më vonë t’i kërkojë atij dorën tuaj.