/ NGA MyWedding Albania/ Nusja dhe Dhëndri/

Ndryshe nga çfarë shikoni në rrjete sociale, martesa nuk është gjithmonë fushë me lule. Ideja e të kaluarit të jetës bashkë me personin tuaj të zemrës duket si gjëja më e mirë që mund t’ju ndodhë, por kjo kërkon shumë punë nga të dyja anët. Mes momenteve të lumtura gjatë martesës suaj do të ketë dhe debate e keqkuptime, kryesisht gjatë vitit të parë. Ju jeni duke punuar shumë orë në ditë, po kujdeseni për punët e shtëpisë dhe për financat dhe po përpiqeni të kaloni kohë së bashku, gjithashtu. Pasi t’i keni thënë “po” njëri-tjetrit, ja tek janë disa këshilla që duhet të mbani në mend që të kaloni një vit të parë martese pa stres.

1. Mos harroni të komunikoni.

Kujtoni që të keni një komunikim të mirë nuk është dhe aq e lehtë pasi duhet të keni një mendje të hapur gjatë debateve. Të flisni për nevojat tuaja dhe të përpiqeni të plotësoni nevojat e palës tjetër është një çelës drejt një martese të shëndetshme. Gjithsesi, duhet të gjeni kohën e duhur për të biseduar. Bisedat gjatë natës apo pas disa pijeve mund të sjellin keqkuptime.

2. Mos u varni nga teknologjia.

Mund të jetë e lehtë që të kaloni natën të shtrirë në krevat me telefonat tuaj në duar. Por, shumë njerëz e kanë problem kur nuk u kushtohet vëmendja e duhur, një nga këto mund të jetë dhe partneri/ja juaj. Mos lejoni që kohën që kaloni në shtëpi, së bashku, ta harxhoni duke kontrolluar telefonat tuaj. Bisedoni mbi këtë temë dhe vendosni disa rregulla mbi limitet e përdorimit të mjeteve teknologjike dhe zbatojini ato.

3. Mos harroni shoqërinë tuaj.

Kur jeni në një marrëdhënie është më e lehtë të kaloni kohë me partnerin/en tuaj sesa me shoqërinë, por jo nuk është e duhur. Shpesh, është mirë që të keni një rreth të gjerë shoqëror që mbështet martesën tuaj. Kështu, nëse ndonjëherë do të ndiheni të stresuar dhe partneri/ja juaj nuk do të ketë mundësi të jetë pranë jush, të mund të drejtoni tek shoqëria juaj e ngushtë.

4. Flisni për financat.

Tani është koha të interesoheni për financat e shtëpisë suaj. Uluni në një tavolinë, shqyrtoni të ardhurat tuaja, jeni korrektë me faturat dhe përpiquni të kurseni në fund të muajit. Mos bëni shpenzime të cilat do të jenë në kundërshtim me buxhetin që keni ndërtuar bashkarisht. Mos harroni që herë pas here të bëni diçka ndryshe me sasinë e parave që keni kursyer. Kështu, do të kujtoni dhe kohët kur jeni argëtuar me financat tuaja.

5. Mos flini gjumë të inatosur me njëri-tjetrin.

Kur bie fjala tek zënkat, sigurohuni që t’i zgjidhni mosmarrëveshjet tuaja para se të flini, ose të paktën, përpiquni të mos jeni të inatosur me njëri-tjetrin. Dikush nga ju, nuk ka rëndësi se kush, duhet të marrë iniciativën që të ftohë gjakrat dhe të ktheheni tek ajo gjendje e përhershme mes jush, plot dashuri.

5. Largohuni nga rutina.

Vetëm se jeni të martuar, kjo nuk do të thotë se nuk mund të organizoni më darka romantike. Takimet gjatë natës ju japin gjëra të reja për të bërë, njëkohësisht dhe gjëra të reja për të folur. Gjithmonë është mirë të provoni gjëra që sjellin në pah anën e mirë tuajën.

6. Komplimentoni njëri-tjetrin.

Kjo nuk vlen vetëm për pamjen e jashtme. Të gjithë kanë dëshirë që personi i zemrës t’u thonë që duhen bukur, por duhen vlerësuar dhe aftësitë e tjera. Sado kohë të keni në një lidhje, ndjenja e të qenurit i vlerësuar për arritjet tuaja nuk është kurrë e tepërt.  Një mënyrë e mirë që ta bëni dikë të ndihet mirë është të thoni fjalë të mirë e pozitive mbi anët e tyre që ju pëlqejnë.