/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Debatet mes miqsh janë të paevitueshme, ato janë një shenjë e një shoqërie serioze dhe rrëfejnë për një marrëdhënie të shëndetshme. Gjithsesi, tensionet mes shoqërisë suaj mund të rriten gjatë periudhës së planifikimit të dasmës. Jo vetëm që jeni më të zënë, por jeni edhe më të stresuar se zakonisht. Gjatë kësaj periudhe, përvec mbështetjes emocionale, kërkoni nga shoqëria juaj të jetë prezente në çdo event që ju keni planifikuar. Gjithashtu, mundet që të kërkoni prej tyre kontribut në kohë apo edhe në vlera monetare, brenda detyrave të tyre si shoqërueset e nuses.

Pra, mund të thuhet që është normale të ketë zënka të vogla me shoqërinë gjatë planifikimit të dasmës. Ajo që duhet të keni kujdes është mënyra se si silleni kundrejt këtyre zënkave. Më poshtë, do të keni të listuara disa nga metodat se si të shmangni konfliktet gjatë planifikimit të dasmës dhe pasojave që ato sjellin.

1. Tregohuni të hapur e të sinqertë për ndjenjat tuaja.

Për disa njerëz është shumë e vështirë të flasin hapur për ato që ndjenjë a mendojnë, por kjo është mënyra më e mirë për të ndaluar përshkallëzimin e një konflikti. Nëse mund ta kuptoni që stresi juaj është në nivele më të larta se zakonisht, do të ishte mirë që të flisnit hapur për ato që ju shqetësojnë, në vend se të silleni sikur nuk ju intereson kjo gjendje. Nëse mund të komunikoni efektivisht me shoqërinë tuaj për problemet që do të hasni, do të jeni në gjendje të shmangni konfliktet e mëvonshme.

2. Kërkoni për anën e mirë e jo për atë të keqe.

Në vend që të fokusoheni tek gjërat që shoqet tuaja nuk po bëjnë për ju në këto momente, fokusohuni tek të gjitha gjërat që kanë bërë për ju deri tani. Pas shumë vitesh, as që do ju kujtohen këto momente stresuese për ju. Përkundrazi, gjëja e vetme që do të kujtoni me shumë gëzim do të jetë lumturia dhe hareja e pafundë që keni përjetuar në dasmë, së bashku me njerëzit tuaj më të dashur. Nëse një nga shoqet tuaja po ndihet paksa e stresuar gjatë planifikimit të dasmës, mendoni për të gjitha gjërat e mira që po ndodhin në ato momente dhe llogarisni të gjitha bekimet tuaja.

3. Mos flisni vetëm për dasmën.

Dasma juaj mund të jetë gjëja e vetme që keni në mendje gjatë kësaj periudhe, por shoqet tuaja kanë dhe gjëra të tjera për t’u shqetësuar. Zgjidhja më e mirë do të ishte që të organizonit një natë me shoqërinë tuaj, disa herë gjatë periudhës së planifikimit të dasmës, ku do të flisnit për gjithçka, përveç dasmës. Mund të shkoni në kinema, në një qendër bukurie, apo thjesht të fokusoheni në shoqërinë tuaj, për t’u siguruar që dasma nuk po luan rolin kryesor në marrëdhënien tuaj. Pas përfundimit të dasmës shoqëria juaj do të vazhdojë normalisht.

4. Bini dakord për një shenjë simbolike.

Kur ndodhen nën presion, njerëzit kanë tendencë të tregohen më reaktivë se zakonisht. Nëse e kuptoni se dicka e tillë ndodh dhe me ju, mundohuni të mos e lejoni një keqkuptim të vogël të shkaktojë dramë në marrëdhënien tuaj. Këshillohet që, së bashku me shoqet tuaja, të bini dakord në përdorimin e një shenje simbolike sa herë e ndjeni që tensionet po rriten. Nëse është një shenjë a gjest qesharak, mund të shkaktojë të qeshura mes jush.

5. Ndaloni pak.

Merrni frymë thellë, kjo do ju ndihmojë të ulni tensionet gjatë një periudhe kaq të rëndësishme, siç është planifikimi i dasmës. Kur shoqja juaj thotë një mendim që bie në kundërshtim me opinionet tuaja, mos u përpiqni të gjeni menjëherë një kundërpërgjigje. Ndalojeni bisedimin me veten tuaj dhe fokusohuni në argumentat e shoqes suaj. Ndoshta nuk do ju duket një ide shumë e keqe pasi të keni reaguar qetësisht dhe t’i keni konsideruar të gjitha mundësitë.