/ NGA MyWedding Albania/ Tendencat e Fundit,Torta e Dasmës/

Kohë më parë, tortat e dasmave ishin të njëjta. Tregonin elegancë e thjeshtësinë karakterizuese, por vetëm kaq. Ditët e sotme, shumë e me shumë çifte po e bëjnë tortën një pjesë të dekorit të dasmës. Shpesh herë i shohim tortat të ndodhen në qendër të skenës apo në një pozicion të dukshëm. Me një vend të tillë, që merr vëmendje nga të gjithë të ftuarit, dekoret e tortës po kalojnë limitet. Torta mund të jenë me 7 kate e madhështore apo e thjeshtë me 2 të tillë. Sidoqoftë, dekori i saj duhet të jetë patjetër një që do të habisë të gjithë të ftuarit.

Ka mënyra të pafundme se si mund ta dekoroni tortën e dasmës suaj. Por, nuk duhet t’i kushtoni rëndësi vetëm pamjes së jashtme, shija e tortës është një element tepër i rëndësishëm gjithashtu. Thuajini lamtumirë kohës kur tortat kishin vetëm shije çokollate dhe vaniljeje, tani mund të zgjidhni nga një gamë e madhe kombinimesh shijesh që do të habisin të ftuarit tuaj. Shfletoni listën e mëposhtme për disa nga trendet më të fundit për tortat e dasmës.

 

Tortë Velvet me çokollatë të bardhë. Mbushja konsiston në çokollatë të bardhë, mjedër, stika dhe dekori është bërë me çokollatë të bardhë velvet dhe lule natyrale.

 

“Zhveshur”, ky është emri i kësaj torte. Një tortë me mbushje vanilje, bajame, reçel qershie dhe dekoruar me bimë të vendosura në formën e një ujëvare.

 

Tortë me shije mjedre e limoni, e dekoruar me fondant të bardhë dhe topa sheqeri, me teksturë mbretërore dhe petale.

 

Tortë argjendi, e mbushur me çokollatë të zezë dhe frut pasioni dhe e dekoruar me fondant të bardhë dhe lule të printuara e të ngjyrosura me dorë.

 

Tortë kubike, me shije çokollate, bananeje e arrash. E dekoruar me fondant me dizajn mermeri dhe lule të ngjyrosura me dorë.

 

Tortë kubike me vanilje, e mbuluar me një fondant të bardhë, me dekor dantelle dhe topa sheqeri.

 

Tortë gjashtëkëndore me çokollatë të zezë, kafe ekspres, e mbuluar me fondant të bardhë dhe dekorime të vizatuara me dorë.