/ NGA MyWedding Albania/ Këshilla për Dasmën/

Që në momentin që keni vënë një unazë në gisht, me shumë mundësi jeni marrë me gjithçka, përveç vetes suaj. Dhe kjo ka të bëjë me shëndetin tuaj psikologjik dhe jo me mënyrën se si do të stiloni flokët ditën e dasmës apo cilin fustan do të zgjidhni. Para se të vijë dita juaj e madhe është mirë ta largoni pak fokusin nga lista e të ftuarve apo nga vallëzimet e dasmës. Duhet ta vendosni fokusin tuaj në diçka më të rëndësishme se kjo, siç është shëndeti juaj psikologjik.

Ndonjëherë, nuset e reja mund të përfshihen aq shumë në planifikimin e dasmës, saqë harrojnë arsyen se pse janë aty ku janë. Më pas, kur vjen momenti për të ecur në altar drejt bashkëshortit të tyre të ardhshëm, kanë emocione që nuk i përmbajnë dot. Prandaj, më poshtë do të keni disa këshilla se si të ndiheni më të sigurta ditën e dasmës suaj.

1. Flisni më parë me të ftuarit në listë.

Sigurisht, kjo mund të jetë pak e sikletshme në fillim, por do ju kursejë shumë stres në momentin që do të ecni në altar. Kështu do të njiheni me të gjithë që nuk keni pasur mundësi të flisni shumë para dasmës, por familja juaj ka marrëdhënie të mira me ta. Gjithashtu do të siguroheni që të gjithë ata që do të marrin pjesë në dasmës tuaj duan më të mirën për të.

2. Mos veproni sipas rregullave.

Nëse nuk ju pëlqen të ecni drejt altarit, mos e bëni këtë. Nëse nuk ju pëlqen ta hapni ju dasmën me kërcimin e parë, mos e bëni as këtë. Domethënë mos veproni sipas asaj që mendoni se të tjerët presin nga ju, por zgjidhni alternativat që nuk ju shkaktojnë stres. Kështu të gjithë do të mund të përjetojnë dasmën në mënyrën që ju keni zgjedhur ta shfaqni dashurinë tuaj dhe jo si një dasmë klasike ku dihet se çfarë do të ndodhë më vonë.

3. Caktoni qëllimet para dasmës.

Ashtu siç çdo artist vendos një qëllim para një performance dhe lutet që të bëjë më të mirën për ta realizuar këtë edhe nusja duhet të bëjë të njëjtën gjë. Qoftë ky një fjalim i shkurtër me shoqërueset e saj duke shprehur se sa e vlerëson prezencën e tyre, do të ndihmojë në heqjen e stresit para dasmës.

4. Qëndroni pranë skuadrës suaj.

Kjo është arsyeja pse keni shoqërueset tuaja. Ato nuk ndodhen pranë jush vetëm për të parë se kush do të presë buqetën pasi ta keni hedhur, por për të larguar emocionet dhe stresin nga ju. Nëse mendoni se do të nervozoheni në një moment të dasmës, kërkojini njërës prej shoqeve tuaja t’ju gjendet pranë apo t’ju japë një këshillë. Me siguri, kjo do ju bëjë të ndiheni më të sigurta e më të lumtura njëkohësisht.

5. Merrni pak kohë që të jeni prezente në dasmë.

Shumë nuse thonë që dita e dasmës kalon shumë shpejt. Prandaj do të ishte mirë që të mos fokusoheshit shumë tek të ftuarit, por tek mirëvajtja e eksperiencës suaj. Fundja, jeni ju personazhi kryesor në këtë histori dhe jeni ju ata që keni gjëra të tjera për t’u shqetësuar dhe kujtime për të krijuar. Prandaj, kushtojini pak më shumë kohë vetes dhe do ta shijoni në maksimum dasmën tuaj.

6. Pozoni privatisht para se të ecni në altar.

Gjuha e trupit tuaj tregon shumë mbi mënyrën se si ndiheni shpirtërisht dhe se si do të paraqiteni tek audienca. Ajo që rekomandohet për të rritur vetëbesimin e nuses është pozimi para se të ecni në altar. Mund të qëndroni drejt, të vendosni duart tek beli, cilado qoftë ajo pozë që rrit sigurinë tuaj, bëjeni.