Dasmat e ditëve të sotme kanë gjithmonë e më pak rregulla sepse çiftet janë bërë më progresivë e të kuptueshëm. Por, gjithsesi, janë disa gjëra që duhet të mbani mend teksa zgjidhni veshjen tuaj në dasmën e dikujt. Për të treguar respekt ndaj ceremonisë dhe personave që po martohen, mbështetuni në 6 pikat e mëposhtme.
1. Mos vishni kurrë të bardhë.
Këtu përfshihet e bardha normale, ngjyra e kremit dhe të gjitha variacionet e kësaj ngjyre. Nuset i kushtojnë shumë vëmendje këtij faktori dhe nuk do të ishte aspak e denjë nëse dikush shfaqej në dasmë veshur me të njëjtën ngjyrë si fustani i saj.
2. Mos e teproni me veshjen.
Mos zgjidhni menjëherë fustanin apo kostumin tuaj më të shtrenjtë kur merrni ftesën për në një dasmë. Zgjidhni diçka që nuk do të tërheqë shumë vëmendje, sepse atë duhet ta ketë vetëm çifti.
3. Xhinsi nuk është kurrë një zgjedhje.
Xhinset dhe xhaketat e xhinsit janë një zgjedhje e mirë për të veshur në ditë normale. Kur mund të vishni xhins në çdo ditë tjetër, pse ta vishni dhe në një dasmë?
4. Mbuloni shpatullat.
Disa nga ceremonitë fetare kërkojnë modesti gjatë tyre, prandaj mund të përdorni një shall apo pulovër për të mbuluar shpatullat nëse fustani juaj është paksa i hapur.
5. Modeli i duhur i pantallonave.
Nëse keni vendosur të vishni pantallona në dasmën që jeni ftuar, mos shkoni pas atyre lloje pantallonash që do të vishnit në përditshmëri. Zgjidhni një lloj të rehatshëm dhe që tregon klas dhe stil.
6. Gjatësia e duhur e takave.
Këtu futet më shumë prakticiteti sesa moda. Nuk do të ndiheshit mirë nëse i shihnit të gjithë duke kërcyer e ju jeni ulur sepse nuk kërceni dot nga takat e larta. Zgjidhni një palë taka që ju lejojnë të ecni e të kërceni lirisht.