/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Çdo nuse dëshiron që dita e saj e dasmës të jetë perfekte. Por, nuk ka asnjë garanci që problemet nuk do të jenë prezente së paku njëherë gjatë saj. Mënyra më e mirë për të parandaluar këtë është të bëni më të mirën tuaj gjatë planifikimit të dasmës dhe në ditën e madhe do ju mbetet thjesht të relaksoheni dhe ta shijoni atë. Edhe nëse dasma nuk del aq perfekte sa ju e kishit menduar, mos u shqetësoni sepse ajo që ka më shumë rëndësi është se do të martoheni me personin e zemrës suaj.

Gjithsesi, ka disa gjëra që duhet të dini teksa planifikoni dasmën e ëndrrave tuaja.

1. Kostot e fshehura.

Ndoshta keni porositur ushqim për 100 të ftuar, por a keni përfshirë dhe veten me dhëndrin këtu? Mund t’ju duket e pabesueshme, por shumë cifte harrojnë të llogarisin dhe veten kur numërojnë pjatat e të ftuarve. Gjithashtu, harrojnë të përfshijnë dhe kameramanët, DJ dhe asistentët e tyre që do të kalojnë shumë orë në shërbim.

2. Duhet të dini tiparet tuaja më të mira e më të këqija.

Të gjithë kemi diçka që nuk ka pëlqen nga fytyra jonë. Nga ana tjetër, kemi tipare që na pëlqejnë shumë. Sigurohuni që parukieri, fotografi e videografi juaj t’i dijë këto preferenca mbi tiparet tuaja të preferuara. Ata do të dinë se si ta bëjnë punën tuaj për të nxjerrë në pah këto tipare tuajat. Makijazhi dhe ndriçimi i duhur mund të krijojë mrekulli në dasmën tuaj.

3. Si të bëni fotot më të bukura.

Sigurisht, hapi i parë drejt këtyre fotove është punësimi i një fotografi profesionist dhe më të mirët prenotohen që para 1 viti. Pra, sigurojeni fotografin tuaj në momentet e para të planifikimit të dasmës. Gjithashtu, fotot më të bukura bëhen në orët 4-5 të pasdites. Kërkojini fotografit tuaj të caktojë mirë orët që do të merren për bërjen e fotove dhe menaxhojeni sa më mirë këtë kohë.

4. Mos eksperimentoni para dasmës.

Nëse po mendoni të zbardhni dhëmbët, mos e bëni pak ditë para dasmës dhe sigurohuni të shkoni tek një profesionist. Nëse doni të bëni një botoks për të hequr rrudhat e para, provojeni 9 muaj para dasmës. Meqë botoksi zgjat 3 deri në 4 muaj, mund ta bëni përsëri para dasmës nëse keni rezultate të mira. Nëse doni të ndryshoni mënyrën e depilimit dhe të përdorni dyllin, filloni 6 muaj para dasmës. Duke i provuar këto gjëra që muaj para dasmës mund të parandalojë rezultate negative ditën e dasmës.

5. Jaka e fustanit tuaj.

Duhet të konsideroni formën e fytyrës suaj para se të zgjidhni jakën e fustanit. Nëse keni një fytyrë në formë zemre mund të zgjidhni një jakë rrethore, nëse keni një fytyrë rrethore duhet të zgjidhni një jakë të zgjatur. Nëse keni një fytyrë vezake, urime, zgjedhjet tuaja janë të pafundme.

6. Bizhuteritë.

Gjëja e parë që duhet të dini si nuse: mos vini orë në dasmë. Vendosja e shumë bizhuterive do të krijojë një pamje të rënduar dhe jo të bukur. Mundohuni të krijoni një pamje klasike dhe sa më të thjeshtë. Përdorimi i disa bizhuterive nga mamaja apo gjyshja juaj është ideja perfekte. Bizhuteritë e vjetra janë gjithmonë klasike dhe të veçanta. Gjithashtu, zgjidhni vathë e varëse që shkojnë përshtat me formën e fytyrës suaj.

7. Disa gjëra të tjera.

  • Provat e stilimit të flokëve dhe të makijazhit janë shumë të rëndësishme.
  • Mos përdorni makijazh të tepruar.
  • Mos harroni të hani një mëngjes dhe drekë të lehtë. Shmangni produkte që ju shkaktojnë gazra.
  • Bëni kujdes me sasinë e alkoolit që do të konsumoni.
  • Dëgjoni muzikë teksa bëheni gati.
  • Kontrolloni parashikimin e motit. Nëse do të bjerë shi, blini çadra që do të duken bukur në foto.
  • Dita është juaja. Shijojeni ashtu siç ju pëlqen ju.
  • Mos harroni të buzëqeshni e të jeni të lumtura.