/ NGA MyWedding Albania/ Nusja dhe Dhëndri/

Edhe nëse sapo jeni fejuar apo jeni pak ditë larg ecjes në altar dhe fillimit të një kapitulli të ri në jetën tuaj,  me siguri që ndiheni sikur jeni në qiellin e shtatë. Është i pashmangshëm fakti që të keni pritshmëri mbi ndryshimet që mund të pësojë marrëdhënia juaj pasi të thoni “po”, por specialistët e lidhjeve thonë që këto pritshmëri krijojnë përçarje në marrëdhënien mes çiftit. Ajo që specialistët rekomandojnë është që secili të jetë i sinqertë me pritshmëritë që ka dhe t’ja shfaqë palës tjetër. Nëse këto pritshmëri nuk verbalizohen dhe nuk fliten, nuk mund të zemëroni nëse nuk plotësohen në të ardhmen. Ajo që keni ëndërruar gjithmonë mbi mënyrën se si duhet të jetë martesa juaj mund të ndryshojë gjatë viteve, prandaj kjo është një bisedë që duhet ta bëni vazhdimisht, me kalimin e kohës.

Disa pritshmëri të përgjithshme, si për shembull, mund të kërkoni që partneri juaj t’ju dëgjojë kur flisni apo të provoni gjëra të reja që bashku, nuk janë të dëmshme. Por, disa të tjera, që nuk janë realistike, nëse kërkoni që martesa juaj të jetë perfekte në të gjitha aspektet, mund t’ju pengojë të ndjeni lumturinë dhe në gjërat më të vogla. Për ta parandaluar këtë, shqyrtoni listën e mëposhtme, me 5 nga pritshmëritë nga të cilat duhet të hiqni dorë nëse doni që martesa juaj të jetë e shëndetshme.

1. Pritshmëria që partneri/ja juaj do të ndryshojë.

Me siguri që e keni dëgjuar shprehjen e vjetër, “njerëzit nuk ndryshojnë kurrë”. Edhe nëse e besoni ose jo këtë, është mirë të hidhni hapat drejt martesës duke e dashur partnerin/en tuaj për atë që është dhe jo për atë që ju mendoni se mund të bëhet. Partneri/ja juaj do të mbetet i njëti person edhe pas martesës dhe nëse nuk mund të kuptoni këtë sa më parë, do të zhgënjeheni më pas.

2. Pritshmëria që partneri/ja juaj do ta dijë gjithmonë atë që ju doni.

Ajo që ju duhet të kuptoni është se partneri juaj nuk mund të lexojë mendjen. Ju mund të mendoni se parnteri/ja juaj do ta dijë gjithmonë atë që ju keni nevojë, por kjo nuk është realistike. Askush nuk mund të kuptojë atë që ju keni në mendje nëse ju nuk flisni për të dhe kjo mund të shkaktojë pakënaqësi dhe përçarje mes jush. Ajo që mund të bëni është ta pyesni palën tjetër mbi atë që pret nga ju. Vetëm duke folur mbi problemet dhe nevojat tuaja mund të krijoni një marrëdhënie të fortë që do të zgjasë.

3. Pritshmëria që do të keni gjithmonë interesa të njëjta.

Ka shumë mundësi që ju dhe partneri/ja juaj ndani disa interesa të përbashkëta. Por, në fund të ditës, ju jeni dy njerëz të ndyshëm që keni ide dhe interesa të ndryshme nga njëri-tjetri. Dhe specialistët e lidhjeve thonë që është më e shëndetshme të keni disa interesa të ndryshme. Në këtë mënyrë, secili do të ketë hapësirën e tij për të punuar mbi interesat e tij vetjake. Marrja e një kohe të caktuar për të qenë të pavarur nga pala tjetër, do të sjellë dhe përjetim më të mirë të kohës që kaloni bashkë.

4. Pritshmëria që partneri/ja juaj do ju zgjedhë ju para familjes dhe shoqërisë.

Ndërkohë që kjo pritshmëri mund të duket e bukur në teori, të presësh nga partneri/ja juaj të heqë dorë nga familja dhe shoqëria për ju nuk është vetëm jorealistike, por dhe jo e shëndetshme. Secili nga ne e ka të nevojshme të ketë një rreth të madh me njerëz të dashur, pasi vetëm një person nuk i korrespondon të gjithë nevojave që ne kemi. Gjithashtu, nuk mund të presim nga ky person që të jetë gjithmonë në gadishmëri edhe për problemet më të vogla që mund të kemi. Gjetja e një balance mes kohës që ju do të kaloni me njëri-tjetrin dhe kohës që do të kaloni me familjen apo shoqërinë do të sjellë një ndjenjë plotësie tek të dy ju.

5. Pritshmëria që martesa do të lulëzojë pa bërë asnjë përpjekje.

Vetëm sepse të dy thatë “po” para njëri-tjetrit, kjo nuk do të thotë që momentet pas kësaj do të jenë të gjitha të mrekullueshme. Në fakt, momentet gjatë martesës janë ato momentet më të vështira, në të cilat duhet të flisni sa më shumë për të zgjidhur problemet tuaja. Të tregoheni të sinqertë në një marrëdhënie do të thotë të thoni gjërat që keni frikë dhe secili nga ju të bëjë pjesën e tij për të plotësuar nevojat tuaja.