/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

A zgjidh lindja e një fëmije problemet tuaja martesore? A do të keni të njëjtat hobe me partnerin/en pas martesës? Shumë mite për martesën krijojnë pritshmëri jorealiste që më pas çojnë në konflikte gjatë martesës. Ja ku janë pesë fakte jo të vërteta për martesën që të fejuarit nuk duhet të besojnë.

1. Lindja e një fëmije do të zgjidhë të gjitha problemet.

Shumë çifte mendojnë se zgjerimi i familjes do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të tyre. Por, në shumicën e rasteve, stresi i kujdesit për fëmijën i shtohet stresit të mëparshëm dhe krijohet një situatë e pakëndshme për të dy. Ajo që do të ishte më e mira për ju është zgjidhja e problemeve para lindjes së një fëmije.

2. Partneri/ja do të ndryshojë.

Nuk ju pëlqen mënyra se si partneri/ja juaj ha në tavolinë apo fiksimi i tij/saj për filmat horror? Mos prisni që kjo të ndryshojë pasi të martoheni. Fokusohuni në dashurinë që do i jepni dhe pranojeni ashtu siç është, me të metat dhe të mirat.

3. Do të keni komunikim perfekt.

Edhe pas shumë vitesh martesë, partneri/ja juaj nuk do të mund të dijë gjërat që ju keni në mendje. Do të ishte mirë që të bisedonit në mënyrë efektive dhe të përpiqeni të kuptoni ndjenjat e tij/saj.

4. Do të keni interesa të njëjta.

Ju pëlqeni palestrën por partneri/ja juaj pëlqen një vrap të lehtë në qytet? Nuk ka asgjë të keqe nëse nuk ju përputhen interesat edhe pas martesës. Mësoni të respektoni dëshirat e partnerit/es suaj dhe nëse përshtateni me to, akoma më mirë.

5. Martesa është e lehtë.

Gjatë rrugëtimit tuaj në martesë do të keni ulje dhe ngritje në marrëdhënien tuaj. Momentet pasionante do të përzihen me zënka dhe stres. Por, mos u shqetësoni sepse kjo është mëse normale. Nëse do të mund të kaloni me sukses kohët e vështira do të shpërbleheni në kohët e mira.