/ NGA MyWedding Albania/ Këshilla për Dasmën/ 1 koment

Për shumë çifte të reja, zgjedhja e planifikuesit të dasmës së tyre është një detyrë shumë e rëndësishme. Ky ekspert do të jetë pranë jush për të dëgjuar ëndrrat dhe idetë që ju keni për dasmën tuaj dhe të përpiqet t’i bëjë ato realitet. Ajo që ju duhet të bëni është të jeni sa më të qartë dhe vizualë në idetë e juaja.

Ja tek keni disa këshilla për t’ju ndihmuar:

1. Flisni për të gjitha detajet. 

Pëmendni të gjitha detajet, si për shembull: cila ditë e javës, orën e ceremonisë, vendin, etj. Të gjitha këto kanë ndikim në stilin që i shkon më shumë përshtat dasmës suaj.

2. Përmendni se pse ju pëlqen një stil fotoje.

Shumë të sapo-martuar, kur u kthehen fotove të dasmës së tyre, nuk kujtohen se pse zgjodhën këtë stil fotoje. Prandaj, pasi të zgjidhni një stil tek katalogu i fotove, kërkoni për detajet që e bëjnë atë të veçantë. Mund të jetë ngjyra e përdorur apo një detaj në prapavijë. Megjithatë, duhet ta përmendni atë detaj që të mos zhgënjeheni në fund.

3. Nuk do të lëndoni askënd.

Ndoshta planifikuesi i dasmës suaj ka paraqitur një ide që juve nuk jua mbushi shumë syrin. Mos u stepni të thoni se kjo nuk ishte ajo që keni kërkuar. Përpiquni të parashtroni idetë tuaja dhe në këtë mënyrë do të jeni në gjendje t’i bëni realitet ëndrrat dhe dëshirat e juaja. Nëse shqetësoheni se do ta bëni planifikuesin tuaj të ndihet keq, kjo nuk do të ndodhë pasi ai është një ekspert që pranon kundërshtime. Mjafton që ju të jeni sa më të qartë në kërkesat e juaja.

4. Mos kini frikë të ndani informacione personale.

Në mënyrë që dasma juaj të jetë sa më e bukur dhe e veçantë, ajo duhet të jetë gjithashtu edhe specifike. Detajet, për të cilat ju mund të mendoni se nuk janë të rëndësishme për dasmën tuaj, mund të jenë ata që u japin prekjen e personalizuar asaj. Për shembull, nëse ju dhe partneri juaj jeni pasionantë për një film të caktuar, disa elemete të këtij filmi mund të pasqyrohen dhe në dasmën tuaj. Një ide shumë e mirë është që pecetat të jenë të personalizuara me pyetje mbi historinë e dashurisë suaj. Kjo do të ishte shumë interesante dhe sfiduese për të gjithë të ftuarit.

5. Tregohuni transparentë me buxhetin që keni.

Nëse planifikuesi i dasmës suaj nuk ja ka idenë për sasinë e parave që ju keni ndërmend të shpenzoni, ai mund të shtojë në listë elementë që ju nuk i përballoni dot. Heqja e alternativave që nuk mund të përballohen me buxhetin tuaj e bën proçesin e planifikimit më të thjeshtë dhe të kënaqshëm. Gjithashtu, kërkoni që t’i jepet prioritet elementëve që kanë më shumë rëndësi për ju. Për shembull, nëse ju dhe partneri juaj jeni dashamirës të kërcimit, mund të kërkoni që një pjesë e mirë e buxhetit tuaj të fokusohet tek gjetja e një orkestre të mirë apo një grup kërcimi interesant. Kjo do ju bëjë të lumtur ju dhe do të kënaqë të ftuarit në të njëjtën kohë.

6. Mos harroni që është dasma juaj.

Sigurisht që mund të kërkoni këshilla nga të afërmit apo nga këshilluesi juaj mbi aspekte të ndryshme në dasmën tuaj. Por, mos harroni që pavarësisht gjithçkaje, dasma është e juaja dhe e askujt tjetër, është dita juaj. Tani duhet t’i shqyrtoni të gjitha alternativat dhe të bëni zgjidhjen përfundimtare. Edhe nëse ideja që këshilluesi juaj është në dukje më e mirë dhe argumentat pas saj mund të jenë të justifikueshme, vendimi ju përket ju. Janë detajet që vetëm ju i dini, ato që do u japin dasmës prekjen përfundimtare.

Komunikimi efiçent me skuadrën e planifikimit të dasmës suaj është një element tepër i rëndësishëm drejt krijimit të dasmës që ju keni pasur gjithmonë në mendje. Idetë tuaja do të kenë prioritet dhe profesionalizmi i ekspertëve do të shërbejë në bërjen realitet të dëshirave tuaja.

Një mendim në “SI TË KOMUNIKONI ME PLANIFIKUESIN E DASMËS SUAJ

  • Elger

    04, Janar,2019 2 vjet ago

    Super ide 😉

    Super ide 😉

Komentet janë mbyllur.