/ NGA MyWedding Albania/ Këshilla për Dasmën/

Edhe pse ceremonia martesore është pjesa kryesore për ju, dasma është ajo të cilën të ftuarit e presin me shumë qejf. Festimet më të bukura duhet të përfshijnë prekje personale, interesante dhe unike, në mënyrë që të ftuarit të flasin për to kohë pasi të ketë mbaruar. Nëse po hezitoni për këtë temë, më poshtë keni disa këshilla se si të realizoni dasmën që keni dashur gjithmonë.

1. Kushtojini rëndësi uljes së të ftuarve.

Duhet si diçka e qartë dhe e thjeshtë, por kjo është një pikë kryesore e dasmës suaj. Ajo që duhet të bëni është t’i ulni të ftuarit që njihen afër me njëri-tjetrin. Kështu, askush nuk do të ndihet në siklet dhe do të bisedojnë lirisht.

2. Dolli sa më të shkurtra.

Me shumë mundësi që të gjithë ata që ju njohin do të duan të ngrenë një dolli për ju. Sigurohuni që dollitë të mos jenë shumë të gjata, pasi të ftuarit e tjerë mund të mërziten.

3. Suprizoni që në kërcimin e parë. 

Sytë e të gjithëve do të jenë mbi ju në kërcimin e parë, prandaj sigurohuni që të gjithë të mahniten. Mund ta filloni kërcimin me një vals të qetë dhe me pas ta shkallëzoni në një kërcim energjik latin.

4. Vishni diçka të rehatshme.

Pasi të keni kryer kërcimin e parë, do të ishte mirë që të vishnit diçka më të rehatshme. Nusja mund të ndërrojë fustanin e gjatë në një fustan të shkurtër dhe dhëndri mund të veshë një kostum më të rehatshëm. Kështu do të jeni në gjendje të kërceni më shumë, të flisni më shumë me të ftuarit dhe të hani më shumë tortë.

5. Muzikë që pëlqehet nga të gjithë. 

Edhe nëse keni zgjedhur DJ apo orkestër, sigurohuni që muzika të pëlqehet dhe të kercehet nga të gjithë. Sigurisht, mund të përfshini në listën e këngëve disa nga të preferuarat e juaj, por mos harroni të shtoni këngë që u përshtaten të gjithë moshave.