/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Dashuria me shikim të parë: shumë nga ne e kanë parë këtë moment magjik në filma e seriale dhe kemi menduar nëse ndodh dhe në jetë reale. Ideja e të njohurit të dikujt për herë të parë dhe të diturit që ai person është i duhuri për ju duket paksa e vështirë për të qenë e vërtetë. Gjithsesi, është e mundur të keni takuar disa njerëz në jetën tuaj që rrëfejnë se dashuria e tyre ka filluar që në takimin e parë.

Shumë specialistë pohojnë se shkëndija e parë mund të lindë që në takimin e parë, por filmat dhe serialet mund ta ekzagjerojnë me atë që mund të ndodhë aty. Kjo mund të shkaktojë pritshmëri të paarritshme tek ne që në moshë të hershme dhe krijojnë kushtëzime që duhet ta përjetojmë njëherë në jetë këtë dashuri magjike. Kështu, ne shikojmë filma vizatimorë me histori dashurie dhe mendojmë se ato imitojnë realitetin. Mendojmë se e njëjta histori duhet të na ndodhë dhe ne, në mënyrë që të gjejmë dashurinë jetëgjatë e kështu mund të heqim dorë nga partnerë që mund të jenë me ne gjatë gjithë jetës.

Është e rëndësishme të dimë që nëse disa njerëz e përjetojnë këtë lloj dashurie, jo të gjithë munden. Por, nëse ju nuk i ndjeni fluturat në stomak që në takimin e parë nuk do të thotë që nuk do të ketë dashuri mes jush në të ardhmen dhe se nuk do të mund të krijoni një marrëdhënie së bashku.

Një tjetër pikë e rëndësishme për t’u mbajtur mend është: edhe nëse dashuria fillon që në shikimin e parë, kjo nuk do të thotë që do të jetë afatgjatë. Dashuria e vërtetë bazohet në një lidhje të thellë, lidhje kjo që krijohet pas një farë kohe bashkëbisedimesh ku të dyja palët flasin për interesat dhe jetën tyre. Dashuria e re mund të jetë një ndjenjë e magjishme dhe mund të zgjasë me vite të tëra, por më vonë do të zëvendësohet me ndjenjën e përkushtimit të pamundur apo ndjenjës se duhet të përshtateni në të gjitha mendimet me partnerin/en. Gjithashtu, do të përpiqeni ta shikoni atë ashtu siç ju dëshironi dhe jo ashtu siç është në të vërtetë.

Sigurisht që është e mundur të krijoni një marrëdhënie jetëgjatë nga një dashuri e lindur që në takimin e parë. Në këtë moment ju duket sikur e keni njohur atë person gjithmonë dhe ndjeni flutura në stomak. Menjëherë ju lind dëshira për ta njohur akoma më shume atë person dhe përfitoni nga çdo mundësi për të folur me të. Zakonisht, ky është reagimi i parë për një histori dashurie që mund ta tregoni gjatë gjithë jetës.

Një tjetër mënyrë për të kuptuar nëse keni rënë në dashuri në dikë është të analizoni kërkesat që keni kërkuar më parë tek partneri/ja juaj. Ndoshta më parë nuk e keni konsideruar kurrë një lidhje me një person me tatuazhe apo pirsing, por kjo ndryshoi kur patë atë. Kjo do të thotë që nuk po fokusoheni më në karakteristikat fizike të dikujt, por po fokusoheni tek ndjenjat që keni shfaqur ndaj tyre.

Nëse ju ndiheni më të lirshëm kur kaloni kohë me atë person, ka shumë gjasa që keni rënë në dashuri me të. Kjo do të thotë që jeni të familjarizuar me partnerin/en tuaj dhe kalimi i kohës me të është një eksperiencë e lehtë dhe jo e mundimshme për ju.

Si përfundim, është e rëndësishme të dihet se dashuria me shikim të parë mund të ekzistojë në nivele të ndryshme. Disa specialistë mendojnë se dashuria me shikim të parë përjetohet nga të dy personat njësoj, ndërsa disa të tjerë mendojnë se ajo ndihet nga një person dhe intensiteti i ndjenjës së këtij të fundit merret në konsideratë nga pala tjetër për nisjen e një lidhjeje. Edhe pse dashuria me shikim të parë mund të ndodhë në të vërtetë, kjo nuk do të thotë që ju nuk do të mundeni ta përjetoni po të njëjtën dashuri edhe pas disa kohësh njohjeje.