/ NGA MyWedding Albania/ Nusja dhe Dhëndri/

Muaji i mjaltit është pika kulminante e celebrimit të martesës. Por, si çdo udhëtim drejt të panjohurës, askush nuk të thotë se cilat janë sekretet e tij. Në këtë artikull kemi përfshirë 8 nga këto sekrete.

1. Nuk mund të relaksoheni menjëherë.

Ndoshta nuk do të ishte një ide e mirë që të niseshit në muajin e mjaltit sapo të mbaronit dasmën. Me shumë gjasa do të jeni të rraskapitur nga gjithë ajo festë. Do të bëni mirë që të qetësoheni 2-3 ditë në shtëpi e më pas të niseshit në udhëtimin e jetës suaj.

2. Limitojini pritshmëritë romantike.

Sigurisht që muaji i mjaltit është një pikë kyçe në formimin e një marrëdhënie të shëndetshme martesore, por ndonjëherë nuk shërben vetëm për këtë. Përveç kalimit të një kohe romantike me partnerin/en tuaj, muaji i mjaltit duhet t’ju japë dhe pak kohë për veten. Do të lodheni nga shëtitjet e shumta, duke eksploruar destinacionin që keni zgjedhur dhe një zgjidhje e mirë për këtë do të ishte relaksimi në një banjo të ngrohtë, vetëm dhe duke menduar për planet e ardhshme.

3. Mund të sëmureni.

Dasma dhe planifikimi i muajit të mjaltit janë dy detyra që kërkojnë përkushtim dhe kohë nga të dyja palët. Këto mund të ndikojnë në gjendjen tuaj fizike në ditët në vazhdim. Gjithashtu, ndryshimi i ajrit është një tjetër faktor që ndikon në gjendjen tuaj fizike. Por, mos u shqetësoni. Pini sa më shumë ujë, pushoni dhe kjo gjendje nuk do të zgjasë më shumë se 2 apo 3 ditë. Dhe do të jeni në gjendje ta shijoni muajin tuaj të mjaltit në maksimum.

4. Mund të ndodhin keqkuptime.

Resorti në të cilin keni prenotuar muajin tuaj të mjaltit mund të mos jetë ashtu siç e keni parë në reklamë. Ndodh shpesh herë që fotot e paraqitura në reklamë të jenë bërë disa kohë më përpara dhe vendi ku do të qëndroni ka ndryshime me ato që keni menduar. Por, kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësoheni. Fokusohuni tek koha e mrekullueshme që do të kaloni me partnerin/en tuaj. Në fund të fundit, kjo është ajo që ka me të vërtetë rëndësi në një muaj mjalti.

5. Mund të grindeni me njëri-tjetrin.

Lodhja vjen sërish në lojë këtu. Të jeni të sigurtë që muaji juaj i mjaltit do të ketë të qeshura, lot dhe zënka. Nëse e kapni veten duke u nevrikosur për gjërat më të vogla, përpiquni ta qetësoni veten. Përpiquni të gjeni një gjuhë të përbashkët dhe këto zënka do të përfundojnë me përqafime të ëmbla. Madje, mund të bëni dhe një masazh në çift për të relaksuar trupin dhe mendjen. Kjo është një metodë shumë funksionale që do ju bëjë t’i shijoni pushimet tuaja ashtu siç duhet.

6. Mund të harroni të planifikoni disa detaje.

Planifikimi i dasmës është një punë e vështirë dhe mund ta lini pak pas dore muajin e mjaltit. Përveç destinacionit ka dhe shumë detaje të tjera që duhet të planifikoni. Sigurohuni që ta keni çdo ditë të planifikuar në mënyrë që të mos e kaloni një të tillë brenda në hotel. Gjithashtu është mjaft e rëndësishme që nëse do të vizitoni një vend që nuk flet gjuhën tuaj, të keni një fjalor me vete për çdo rast. Bëjini valixhet gati një ditë më parë dhe jeni gati për tu nisur.

7. Do të jetë një eksperiencë shumë speciale.

Mund të keni kaluar shumë pushime me të dashurin/ën tuaj më parë, por muaji i mjaltit është një eksperiencë që vjen vetëm njëherë në jetë. Prandaj, mundohuni ta shijoni në maksimum, së bashku me personin tuaj të zemrës.

8.Nuk do të doni të ktheheni.

Muaji i mjaltit është një ndër eksperiencat më të bukura që do të kaloni ndonjëherë. Mundohuni të mos e kaloni këtë kohë duke menduar për punët që ju presin kur të ktheheni pasi kjo mund të ndikojë në mënyrën se si do t’i kaloni këto pushime. Jetojeni momentin sikur të ishte i fundit dhe filloni të planifikoni pushimet e rradhës. Në këtë mënyrë do të mbani shpirtin e aventurës të gjallë.