/ NGA MyWedding Albania/ Këshilla për Dasmën/

Fotot që bëhen me vajzën e luleve ose djalin që sjell unazat janë të pakrahasueshme, por për prindërit e tyre, të shkosh në një dasmë me fëmijët është një makth i vërtetë. Më poshtë keni 5 këshilla se si të krijoni një mjedis interesant për të ftuarit e vegjël.

1. Mos u jepni shumë ëmbëlsira. 

Kur fëmijët ushqehen me shumë ëmbëlsira, kur u kalon orari i gjumit e kur marrin pjesë në aktivitete të tilla, humbasin kontrollin dhe nuk do të jetë e thjeshtë për t’i ndaluar. Madje, askush nuk do të dojë të qëndrojë rreth tyre.

2. Organizoni aktivitete për fëmijë.

Në vend të ushqimeve të shumta, krijoni diku një ambient me libra, lodra të vogla që të vegjlit të kalojnë natën. Këto lojëra mund të kenë dhe lidhje me dasmën, duke e bërë akoma më interesante.

3. Përfshijini fëmijët.

Për ata të cilët do të ofrohen për të ndihmuar, caktojini punë të lehta. Mund t’i ndihmoni të organizojnë një kërcim të veçantë a të ngrini një dolli vetëm në nder të tyre.

4. Mendoni për fëmijët kur të zgjidhni menunë.

Fëmijët do të dalin jashtë rutinës atë natë dhe prindërit e tyre do e vlerësojnë shumë që keni menduar dhe për ta. Mund të përgatisni çanta të vogla me ushqime të shëndetshme që ata të mund t’i shijojnë pas ceremonisë dhe para dasmës. Gjithashtu, mund të organizoni një koktejl të vogël, me pije joalkoolike sigurisht. Një çadër e vogël sipër gotës mund t’i gëzojë shumë ata.

5. Punësoni një dado.

Nëse është e mundur në vendin që keni zgjedhur për dasmën tuaj, mund të krijoni një dhomë të posaçme ku fëmijët të pushojnë gjatë dasmës. Gjithashtu, do të ishte perfekte të punësonit një dado që të mund të kujdeset për ta kur prindërit e tyre nuk janë afër.