Edhe pak javë na ndajnë nga dita e të dashuruarve. Kjo do të thotë që duhet të gjeni një dhuratë të veçantë për të surprizuar partnerin/en tuaj. Edhe nëse ju pëlqen apo jo kjo festë, dashuria juaj meriton diçka më tepër. Por, me numrin e madh të arushave të pellushit, ëmbëlsirave në formë zemre dhe trëndafilave, është e vështirë të gjeni një dhuratë që të jetë e veçantë dhe e bukur në të njëjtën kohë. Dhe, le të tregohemi realistë, ndryshimi mes një dhurate monotone dhe një dhurate vërtetë të bukur është një fije shumë e hollë.
Këtë Shën Valentin, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të largoheni nga klisheja dhe t’i bëni një dhuratë të bukur dashurisë suaj. Lajmi më i mirë është që këto dhurata mund t’i shijoni për një kohë të gjatë dhe jo vetëm në ditën e të dashuruarve. Pa marrë parasysh koston e dhuratave, në këtë listë ka diçka për çdo çift dhe për çdo buxhet.
Kërkoni dhuratën tuaj të preferuar në listën e mëposhtme të dhuratave që thonë “Te dua!” më shumë se një buqetë me lule.
1. Çokollata me shampanjë.
2. Biskota e fatit në dashuri.
3. Libër me receta.
4. Një shishe verë.
5. Damixhanë të personalizuar.
6. Batanije të ngrohta.
7. Pjata ëmbëlsirash.
8. Formuese.
9. Jastëk.
10. Set për gatimin e ëmbëlsirave.
11. Filxhanë të personalizuar.
12. Makineri për kokoshka.
13. Varëse fotografish.
14. Kamera Polaroid.
15. Tenxhere në formë zemre.
16. Toster për waffle.
17. Set për bërje koktejli.
18. Set lugësh në formë zemre.
19. Panoramë me foto.
20. Tavolinë pikniku e personalizuar.