Viti i ri po vjen dhe bashkë me të shumë trende të reja përsa i përket dasmave. Elementët e luksit nuk do të mungojnë këtë vit, gjithashtu sendet e personalizuara dhe makijazhi natyral do të jenë sërish prezent.
1. Elementë luksozë kudo.
E kemi parë tashmë sesi dasmat luksoze të reklamuara në rrjetet sociale kanë pasur ndikimin e tyre tek dasmat e vitit 2018. Kjo pritet të vazhdojë dhe në vitin 2019. Pavarësisht stilit që ju keni zgjedhur për dasmën tuaj, shtimi i elementëve të luksit është tepër i lehtë. Shumë çifte po e kërkojnë gjithnjë e më shumë.
2. Momentet private.
Gjithnjë e më shumë çifte të reja po kërkojnë t’i bëjnë privatisht betimet e tyre, vetëm në praninë e dëshmitarëve dhe të celebruesit. Janë të shumtë ata që thonë se do të donin më shumë kohë vetëm me partnerin/en para dasmës. Kështu, ata caktojnë një orar para ceremonisë që ta kalojnë me njëri-tjetrin, para se ta shfaqin dashurinë e tyre para të ftuarve.
3. Argëtim pa limit.
Ajo që dimë të gjithë është se dasma pa kërcim nuk quhet dasmë. Ky është një ndër elementët që na shtyn më shumë të marrim pjesë në një dasmë edhe nëse nuk i njohim shumë mirë të sapo-martuarit. Prandaj, shumë çifte të reja, krahas orkestrës tipike, vendosin të organizojnë dhe kërcime nga grupe specifike sipas shijes së tyre. Për të mbyllur argëtimin, ata vendosin gjithashtu t’i surprizojnë të ftuarit e tyre me një spektakël fishekzjarresh.
4. Tortat me shkronja.
Këto lloj tortash përdoren nga çiftet si një mënyrë për të personalizuar dasmën e tyre. Për shembull, këto torta mund të kenë të shkruara inicialet e çiftit. Pasi kanë qenë tepër të përdorura në vitin që po lëmë pas, priten të jenë akoma të pëlqyera në vitin 2019. Kjo tendencë nuk pritet të zgjasë shumë pasi nuk shihen si një element luksoz, ashtu siç shumë nga ne do të donim të kishim në dasmën tonë.
5. Makijazhi natyral.
Dasma mbretërore e Meghan Markle u bë nismëtare e trendit të makijazhit natyral për nuset. Këtë vit pritet një lënie pas e trendeve të Instagramit për makijazh të rëndë dhe kalimi tek ai natyral me një ngjyrë më të fokusuar vetëm tek buzët.
6. Foto me kafshët shtëpiake.
A ka më mirë sesa të martohesh me shpirtin tënd binjak? Të martohesh me shpirtin tënd binjak duke pasur mikun tuaj besnik në krah. Dhe nuk bëhet fjalë për çfarëdo miku, por një qenush apo mace të bukur. Shumë të sapo-martuar marrin dhe kafshët e tyre në dasmë dhe kjo pëlqehet nga të gjithë. E njëjta gjë pritet të ndodhë në 2019.
7. Ngjyra e gjelbër.
Ngjyra e gjelbër është ajo ngjyrë e cila mbetet e pëlqyer nga të gjitha, pavarësisht stilit të zgjedhur. Përsa i përket vitit 2019, kjo ngjyrë pritet të përdoret në dekor, zbukurime të ndryshe si dhe sigurisht, në buqetën e luleve. Por, do të ketë një ndërthurje të bukur me ngjyra të tjera, të cilat varen nga lulet e zgjedhura. Gjithashtu, motivet floreale do të jenë një pjesë e mirë e trendeve të reja në 2019.
8. Zbukurimet e varura.
Zbukurimet e varura e gjetën popullaritetin e tyre në vitin 2018, cili pritet të rritet akoma më shumë në vitin e ardhshëm. Edhe pse gjatë këtij viti ato konsistonin më tepër tek motivet floreale, pritet të ketë një fillim të dizajneve të reja përsa i përket këtij lloj zbukurimi.
9. Motivet e errëta.
Ngjyrat blu dhe vishnje kanë qenë dominuese në shumicën e dasmave të këtij viti. Por, kemi lajme të reja përsa i përket vitit 2019. Kemi një rikthim të ngjyrës së zezë! Dekore me elementë të zinj, mëndafshi i bukur i zi dhe fustanet e zeza të shoqërueseve priten të jenë dominuese në dasmat e vitit 2019. Mos u shqetësoni. Kjo ngjyrë nuk do ju sjellë fat të keq, përkundrazi, do i japë dasmës suaj një elegancë të paimagjinueshme.