Ndërkohë që zgjedhja e fustanit të ëndrrave për dasmën tuaj mund të jetë një eksperiencë e bukur dhe e papërsëritshme, mund të jetë dhe stresuese në disa raste. Më poshtë ju kemi listuar disa mënyrë se si t’i shmangeni këtij stresi.
1. Bëni kërkime mbi dyqanet para se të caktoni një takim.
Vizitimi i një dyqani së bashku me mamanë, vjehrrën, motrën e shoqet e juaja mund të jetë një humbje kohe nëse ai dyqan nuk përshtatet me stilin tuaj. Ajo që ne ju sugjerojmë është të krijoni një ide mbi atë që do të prisni të shikoni nga secili dyqan para se të shkoni atje personalisht. Kontrolloni faqen që ato dyqane kanë në internet dhe shikoni se çfarë ofrojnë për ju.
Një gjë tjetër që mund të bëni është të kërkoni mbi trendet më të fundit për nuset.
2. Ushqehuni mirë para.
Secila nga ne ka ushqime të cilat na japin një ndjenjë jo të mirë në stomak. Prandaj, sigurohuni që mos konsumoni nga ato para provës së fustanit tuaj të dasmës. Gjithashtu, kjo ditë për ju do të jetë shumë e lodhshme nga provat e shumta që do të bëni. Kështu, do ju duhet të keni energjinë e duhur për këtë aktivitet. Gjithashtu, nuk do ta keni stomakun e fryrë ndërsa provoni fustanin më të rëndësishëm të jetës suaj.
3. Mbajeni mendjen e hapur.
Shumë nuse nuk e dinë se cili stil fustani do t’i përshtatet, prandaj fillojnë të heqin disa alternativa. Por, mos u shqetësoni. Këshilltarja juaj e fustanit e di mirë se cili stil ju përshtatet, prandaj bëni mirë të provoni nga një fustan për çdo model. Nuk i dihet kurrë, ndoshta stili që ju e mendoni si të fundit në listë mund të jetë ai që ju shkon më shumë.
4. Prisni opinione të ndryshme.
Ndoshta mamaja juaj e ka pëlqyer shumë fustanin, por shoqërueset jo. Bëhuni gati për konflikte të tilla. Por, kjo nuk do të thotë që këto konflikte do të kenë ndikim negativ në zgjedhjen tuaj. Në fund të fundit, ajo që ka rëndësi është shija juaj sepse do të jeni ju ajo që do ta veshë dhe duhet të ndiheni sa më rehat në të. Nëse jeni dashuruar me një fustan, atë zgjidhni.
5. Nëse doni ta gjeni vetë, ashtu bëni.
Ndonëse tradita na mëson se gjatë provës së fustanit duhet të kemi afër të gjitha femrat më të rëndësishme të jetës sonë, ndonjëherë është mirë të ikim dhe vetë. Shumë mendime të ndryshme mund të rezultojë në stres të panevojshëm, në vend që ta bëjë provën e fustanit të bukur dhe të kënaqshme.
Nëse shkoni vetëm aty, mund të bëni zgjedhjen tuaj pa u ndikuar tek mendimet e tjera. Kjo mund të sjellë zgjedhjen më të mirë, pasi aty është futur vetëm shija dhe mendimi juaj. Kështu, më pak mendje do të marrin pjesë në pakësimin e alternativave përsa i përket fustanit që do të vishni kur të ecni në altar.
6. Mos prisni ta gjeni menjëherë “të duhurin”.
Edhe pse ka shumë nuse që thonë që e kanë gjetur fustanin e ëndrrave në dyqanin e parë që kanë kontrolluar, kjo nuk ndodh gjithmonë. Prandaj, mos u mërzisni nëse nuk e gjeni veten tek fustanet e para që do të provoni. Mund të kërkoni në sa dyqane të doni derisa të gjeni të duhurin. Në fund të fundit, kjo është një eksperiencë që duhet të shijoni. Sigurohuni që të mos stepeni pranë stileve që ju duken sikur nuk ju përshtaten. Ndonjëherë, ajo që duket alternativa më e keqe mund të jetë më e mira. Sapo të keni bërë zgjedhjen tuaj, do të jeni gati për dasmën tuaj të ëndrrave.
