/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Është e qartë që të gjitha llojet e propozimeve janë magjike, por propozimet e bëra në restorant kanë diçka që i bën të veçantë. Edhe nëse është thjesht një darkë romantike në restorantin që frekuentoni zakonisht apo një darkë në restorantin më të mirë në qytet, që e keni pritur prej shumë kohësh, përjetimi do të mbetet i njëjtë. Nëse doni të organizoni propozimin më të bukur për të dashurën tuaj, me siguri që 4 këshillat e mëposhtme do ju ndihmojnë tej mase.

1.Bëni rezervimin disa ditë më parë.

Shumë restorante kanë një fluks të madh klientësh, prandaj është mirë që rezervimi të bëhet 2 ose 3 ditë më parë. Një gjë tjetër që duhet të keni parasysh është që të zgjidhni një nga tavolinat më të mira të atij restoranti,
kështu që përjetimi do të jetë maksimal. Me siguri, restoranti do të ketë një menu apo një mënyrë organizimi të propozimit më vete, por ju duhet të shtoni dhe pjatat apo lulet e preferuara të partneres në listën e tyre.

2.Rezervoni një ditë jave.

Zakonisht, gjatë fundjavave, restorantet janë të tejmbushur me klientë. Prandaj, do të ishte mirë që rezervimi juaj të bëhej në një ditë jave. Kështu, do të keni më pak njerëz rrotull dhe do ju jepet ndjesia e diçkaje më intime.

3.Prisni deri tek ëmbëlsira.

Pritja deri tek ëmbëlsira i jep darkës një fund të ëmbël. Nëse keni menduar që tavolina të zbukurohet në një mënyrë tejet romantike, përpiquni që të mos kuptoheni shumë. Gjithashtu, nëse restoranti ka dritare, akoma më
mirë nëse ka pamje të bukur nga jashtë, rezervoni afër kohës së perëndimit për të pritur finalen e bukur.

4.Përfshini familjen.

Do të ishte një propozim i paharrueshëm nëse të gjithë të dashurit tuaj do të ishin pranë jush. Imagjinoni skenën kur ju sapo keni mbaruar darkën me të dashurin tuaj dhe papritur shikoni të gjithë të afërmit duke u afruar e duke kënduar këngën tuaj të preferuar. Magjike, apo jo?