/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Organizimi i takimeve me partnerin/en tuaj është shumë e rëndësishme në një marrëdhënie romantike. Në fillimet e kësaj marrëdhënie, këto takime shërbejnë për të njohur më mirë njëri-tjetrin, ndërsa me kalimin e kohës
është mirë që të krijoni një vazhdimësi takimesh për të mbajtur romancës zgjuar. Por, të kesh ide të reja në çdo takim nuk është dhe aq e lehtë sa dukesh. Prandaj, ju sugjerojmë të lexoni artikullin e mëposhtëm për ide kreative që mund t’i bëni realitet takimin tuaj të rradhës.

Ide për takimin e parë.
Takohuni në një kafene. Shumica e kafeneve kanë ambiente që sigurojnë privatësi për të gjithë klientët dhe do të jetë perfekte për të mësuar më shumë për njëri-tjetrin. Gjithashtu, mund të qëndroni nga 30 minuta deri në 3 orë dhe mund të largoheni kurdo, pa u ndjerë në faj. Nëse takimi i parë shkon mirë, atëherë mund të mendoni për takimin e rradhës. Një gjë që mund të bëni është të shkoni në një vend që personi tjetër ka përmendur gjatë takimit të parë, duke i treguar palës tjetër që jeni të interesuar.

Ide për takime argëtuese.
Planifikimi i një takimi argëtues në kohë të ndryshme mund të shtojë lumturinë në çift. Duhet të lini pak kohë për të ndarë së bashku aktivitetet tuaja të preferuara dhe t’i bëni realitet në një nga ditët e caktuara për takimin tuaj. Mund të planifikoni një piknik të këndshëm. Kjo është një mënyrë e vjetër dhe akoma shumë efektive në traditën e takimeve mes dy të dashuruarve. Mund të shkoni në një natë karaoke apo në një natë kërcimi. Mos u shqetësoni nëse nuk kapni dot notat e larta apo nëse nuk e dini kërcimin të plotë. Ajo që ka rëndësi është shpirti që do të investoni në këtë aktivitet.

Ide për takime pa shumë harxhime.
Mos mendoni që duhet të investoni shumë para për të planifikuar një takim perfekt. Në fund të fundit, ajo që do të kujtoni është koha intime dhe e vlefshme që keni kaluar bashkë. Kështu, mund të qëndroni në shtëpi duke parë një film dhe duke ngrënë picën tuaj të preferuar. Një ide tjetër është të kaloni ditën në breg të një liqeni apo deti të afërt, në shoqërinë e ngrohtë të njëri-tjetrit.

Ide për takime romantike.
Takimet shërbejnë gjithashtu për të rindezur romancën në dukje të humbur paksa, por dhe për ta mbajtur atë në një linjë të drejtë. Një nga aktivitetet që mund të bëni për të siguruar këtë është takimi tipik, një darkë romantike. Mund të zgjidhni ta bëni këtë darkë në një restorant apo edhe në shtëpinë tuaj. Dashuria vjen nga stomaku, apo jo? Një alternativë tjetër është të regjistroheni në ndonjë kurs së bashku. Kështu, do të kaloni shumë kohë bashkë dhe do të mësoni gjëra të reja në të njëjtën kohë.

Ide për takime dimërore.
Në motin e ftohtë të dimrit, kur vjen puna për takime, keni përballë vetes dy zgjedhje: të qëndroni në ngrohtësinë e shtëpisë apo të planifikoni ndonjë aktivitet dimëror me partnerin/en tuaj. Mund të zgjidhni të shkoni për ski, të vizitoni ndonjë muze apo galeri arti, apo të organizoni një piknik brenda në shtëpi. Sidoqoftë, stina e dimrit është perfekte për të ringjallur romancën në çift.

Ide për takime kreative.
Përdorni imagjinatën për të planifikuar një takim që partneri/ja juaj nuk do e parashikojë kurrë. Disa nga takimet më të bukura janë ato të papriturat, ku secili do të sfidojë veten, por së bashku. Mund të përpiqeni të bëni një pikturë të re apo të rikrijoni një pikturë të famshme sipas këndvështrimit tuaj. Një gjë tjetër që mund të bëni është të gatuani së bashku, duke shprehur kështu talentin e secilit.