/ NGA MyWedding Albania/ Këshilla për Dasmën/

Për shumë çifte, të kenë të afërmit në moshë të vjetër prezentë në dasmën e tyre është shumë e rëndësishme. Ja tek janë 5 mënyra se si të siguroheni që të moshuarit të kalojnë një kohë shumë të mirë në dasmën tuaj.

1. Mendoni për këtë që në fillim.

Gjatë planifikimit të dasmës suaj do të keni shumë gjëra për të menduar. Një nga gjërat më të rëndësishme është aksesi që të moshuarit do të kenë në ceremoninë e dasmës suaj. Për shembull, nëse gjyshja juaj ecën në një karrocë me rrota duhet të shikoni nëse vendi që keni zgjidhur ka një kalim të veçantë për të.

2. Akomodimi është kryesori.

Nëse keni vendosur që dasma juaj do të bëhet në një mjedis të jashtëm, atëherë duhet të mendoni shumë mirë për rehatinë e të moshuarve. Sigurohuni që ata të kenë hijen e duhur, ndonjë batanije apo dhe një erashkë në rast se bën vapë.

3. Sigurohuni që të kenë gjithmonë një vend për t’u ulur.

Teksa të rinjtë mund të rrinë në këmbë për disa orë, me të moshuarit nuk ndodh e njëjta gjë. Nëse keni organizuar një koktej para darkës, atëherë lini një vend ku të moshuarit mund të ulen. Kështu, ata mund të rifitojnë energjitë teksa ju mund të bëni disa foto.

4. Mos i ulni afër bokseve.

Gjatë planifikimit të dasmës suaj, mundohuni që të moshuarit të mos i ulni afër me bokset. Muzika e lartë mund t’u dëmtojë dëgjimin dhe ata i shijojnë më shumë festat kur mund të dëgjojnë të tjerët teksa flasin. Një zgjidhje e mirë do të ishte edhe nëse do të kishte një vend të jashtëm ku të mund të uleshin, ndërsa të tjerët kërcejnë.

5. Ofrojuni kafe ose çaj pas darkës.

Teksa po zgjidhni menunë e dasmës suaj, merrni parasysh se shumë të moshuar mund të mos e pijnë alkoolin. Prandaj, sigurohuni që pas ushqimit atyre t’u serviret dhe një filxhan kafeje ose çaji.