/ NGA MyWedding Albania/ Këshilla për Dasmën/

Edhe pse shumë çifte kanë dëshirë që planifikimin e dasmës ta kenë në dorën e tyre, mund të ndodhë që gjatë këtij proçesi të hasni vështirësi apo dhe një periudhë stresuese. Më poshtë kemi përgatitur një listë me arsyet se përse duhet të punësoni një planifikues për dasmën tuaj.

1. Ide të reja dhe një prespektivë ndryshe.

Nëse mendoni se keni një vision të qartë mbi dasmën tuaj, mendojeni përsëri këtë. Gjithmonë është mirë të keni një mendje tjetër që mund t’u ofrojë ndihmë dhe ide të reja në planin tuaj. Planifikues dasmash me eksperiencë kanë vite që merren me këtë punë, prandaj ata e dinë se çfarë e bën një dasmë të paharrueshme. Për shembull, ai do të kujdeset që ju të zgjidhni ata furnizues që kanë cilësinë më të mirë dhe koston më të ulët.

2. Kanë kontakt me shitësit më të mirë.

Gjëja më e mirë përsa i përket planifikuesve të dasmave janë kontaktet që ata kanë me shitësit më të mirë. Nëse shikoni një dasmë të përkryer, kjo do të thotë se të gjithë furnizuesit e saj kanë punuar mirë me njëri-tjetrin. Planifikuesit e dasmave e dinë se cilët janë ato furnizues që punojnë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe do të zgjedhin kombinimin e duhur për dasmën tuaj.

3. Do ju ndihmojnë t’i përmbaheni buxhetit tuaj.

Planifikuesi që do të zgjidhni do të sigurohet që të mos shpenzoni mbi buxhetin tuaj. Gjithashtu, ata do të merren me negociatat mbi çmimet me shitësit e zgjedhur.

4. Do të keni më shumë kohë për vete.

Sigurisht që organizimi i dasmës suaj mund të jetë një eksperiencë e bukur, por mund të jetë edhe stresuese në të njëjtën kohë. Ndërsa, nëse ja lini këtë detyrë planifikuesit të zgjedhur, do të keni më shumë kohë për veten dhe partnerin tuaj.