Sigurisht që një dasmë krijohet me ndihmën e një stafi punëtor dhe të aftë. Secili prej tyre bën të pamundurën që dita juaj më e bukur të jetë vërtet e tillë. Por, këto janë pesë llojet e njerëzve që duhet të marrin pjesë në dasmën tuaj:
1. Një celebrues i mirë (dhe dy dëshmitarë të afërt).
Momenti kur ju do të thoni “po” është momenti më i rëndësishëm i të gjithë dasmës. Dhe për këtë do ju duhet patjetër dikush që do të dijë si ta menaxhojë mirë këtë situatë. Celebruesi do të jetë ai që do ta tregojë historinë tuaj të dashurisë ashtu siç ju do të donit. Gjithashtu, do ju duhen dhe dy dëshmitarë mbi 18 vjeç për të hedhur firmën e tyre.
2. Një muzikant apo DJ profesionist.
E çfarë tjetër përveç një muzike të mirë sjell atmosferën e duhur në një dasmë? Për këtë do ju duhet një muzikant, DJ apo grup muzikor që t’i përshtatet shijeve tuaja dhe të krijojë një atmosferë festive për të gjithë të ftuarit.
3. Një kordinator gjatë ditës së dasmës.
Ky kordinator do të sigurohet që dasma të ecë në hapat e planifikuar. Edhe nëse ndodhin shqetësime, do të jetë ai që do të kujdeset që të mos prishet qetësia juaj dhe e të ftuarve. Në ditë të tilla, mund të konsiderohet dhe si hero.
4. Një barist shumë i zoti.
Zakonisht, në një dasmë duhet të jetë një barist, apo dhe më shumë, që të kujdeset me shërbimin. Ai do të sigurohet që pijen po shpërndahen në kohën e duhur, por gjithashtu të dijë se si të komunikojë me të ftuarit.
5. Një fotograf karizmatik.
Do ju duhet një fotograf që të plotësojë të gjitha dëshirat e juaja dhe të mos ketë friku t’u kërkojë të ftuarve të qeshin. Fotot apo videot do të jenë ato që do ju kujtojnë për këtë ditë të mrekullueshme dhe do ju duhet dikush që i ka aftësitë e duhura për dokumentimin më të mirë të saj.