/ NGA MyWedding Albania/ Këshilla për Dasmën/

“My Wedding”, ne na pëlqen shumë t’ju japim këshilla e t’ju ndihmojmë për pyetjet që mund të keni mbi propozimin, fejesën apo martesën tuaj. Një studim thotë që 60% e çifteve të kohëve të fundit planifikojnë detajet e dasmës para se të fejohen. Por, cilat janë disa nga aktivitetet që duhet të bëni apo eksperiencat që duhet të kaloni së bashku para se të jeni gati për të menduar mbi dekorin e dasmës? Ne jemi këtu për t’ju këshilluar disa nga ato aktivitete, duke filluar nga udhëtimet e deri tek gatimi së bashku.

1. Udhëtoni së bashku.

Shkoni në një udhëtim së bashku, qoftë dhe për një fundjavë të shkurtër. Mund ta njihni shumë mirë dikë në situata ku nuk po gjen dot pasaportën, ushqimi në hotelin ku do të qëndroni nuk është shumë i shijshëm apo nëse bie shi për dy ditë rrjesht pa pushim. Mund të mësoni shumë gjëra mbi dikë, por edhe për veten gjatë udhëtimeve të ndryshme, për shembull, si veproni kundrejt problemeve të papritura, si bashkëpunoni për t’i zgjidhur ato, si menaxhoni kohën dhe paratë. Nëse doni të kuptoni nëse jeni bërë për njëri-tjetrin, humbisni diku. Nëse do të jeni në gjendje të navigoni drejt rrugës së duhur pa krijuar një zënkë mes jush, do të mund të kaloni çdo problem që do ju dalë në lidhjen tuaj. Gjithashtu, të udhëtoni me dikë mund të zbulojë se si një person i caktuar do të sillet me ju në një periudhë të zgjatur kohore.

2. Lëvizni diku me makinë.

Të shkoni së bashku diku me makinë, tregon se sa mirë ju komunikoni me njëri-tjetrin, sidomos në rastin e udhëtimeve të gjata kur dikujt i duhet të navigojë. Nëse do të mund të kaloni mbi 6 orë duke udhëtuar në një vend të panjohur dhe në fund të dilni nga makina duke qeshur, kjo është një shenjë shumë e mirë. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe mund të bëni biseda që nuk mund t’i bëni në javët e zakonshme plot punë. Nëse ju përputhen idetë që ju keni mbi udhëtimet që duhet të bëni, akoma më mirë.

3. Njihuni me familjet e njëri-tjetrit.

Një gjë që ne ju këshillojmë është që të kaloni disa pushime me familjet e secilit. Nuk ka gjë më të mirë që mund të tregojë nëse jeni bërë për njëri-tjetrin sesa traditat e vjetra familjare, dhuratat që do të merrni dhe koha që do të kaloni me familjet e secilit. Gjithashtu, ajo kohë që do të kaloni së bashku me familjet tuaja, do ju shërbejë për të njohur më mirë traditat, zakonet dhe historinë e tyre. Kështu, mund të përshtateni dhe më lehtë në atë që quhet “bashkëjetesë”.

4. Krijoni diçka së bashku.

Merrni përsipër të gatuani një vakt së bashku edhe nëse askush nuk e ka qejf gatimin. Provoni të ndani detyrat gjatë gatimit dhe shikoni sesa do të jeni në gjendje t’i përmbushni ato. Gjatë martesës do ju duhet të bashkëpunoni për shumë gjëra, prandaj është mirë që të dini se si do të bëni këtë që më parë.

Ndërtoni një mobilje së bashku. Nëse do të mund të ndiqni hapat e duhur për të krijuar një mobilje të vogël së bashku, gjithashtu do të mund të ndiqni hapat e duhur për të zgjidhur problemet që do të hasni në jetën martesore.

5. Mbështesni njëri-tjetrin në sfidat e tyre.

Kujdesuni për njëri-tjetrin kur nuk ndiheni mirë. Mund të mësoni shumë për dikë kur e shikoni në gjendjen e tyre më të keqe dhe gjithashtu se si në mënyrën se si ata do të veprojnë kur ju jeni në gjendjen tuaj më të keqe. Të kuptosh se partneri/ja juaj do të jetë gjithmonë aty kur ju do të keni nevojë për ta është një arsye më shumë pse të hidhni hapin drejt martesës. Mësoni se si të kuptoni se kur tjetri ka nevojë për hapësirë dhe kur ka nevojë të flisni menjëherë. Ndoshta kjo nuk do të jetë aq e thjeshtë, por sa më shumë të përpiqeni, aq më shpejt do ta kuptoni njëri-tjetrin.