/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Fejesa është hapi i parë drejt martesës e dasmës suaj. Sigurohuni që ta kaloni sa më mirë këtë periudhë, duke mos bërë gabimet e listuara më poshtë.

1. T’i lajmëroni të gjithë menjëherë. 

Sigurisht, që sapo të fejoheni, do të doni që të gjithë ta marrin vesh lajmin e bukur. Por, ajo që duhet të bëni është të prisni pak ditë. Shfrytëzojini këto momente për të kaluar kohë me partnerin/en tuaj, për të menduar për të ardhmen tuaj. Pas disa kohësh do ju fillojnë problemet e streset e planifikimit të dasmës, prandaj shijojeni këtë periudhë.

2. Të postoni menjëherë unazën në media sociale.

Para se të filloni të bëni foto me unazën e fejesës, mendoni se kujt dhe si do t’i thoni për këtë lajm. Ndoshta do të donit që njerëzit tuaj më të afërm ta merrnin vesh prej jush dhe jo nga rrjetet sociale. Mbase mund të organizoni një festë të vogël me shoqërinë më të afërt për t’u dhënë dhe tyre lajmin e madh.

3. Zgjedhja e ngjyrës. 

Nga emocioni i dasmës, shumica e çifteve fillojnë të mendojnë për elementë të ndryshëm të saj. Një nga këto është edhe ngjyra mbizotëruese. Por, para se të zgjidhni mes alternativave të shumta për të, mendoni më parë për vendin ku do të bëhet dasma juaj. Pasi të shikoni se si duket restoranti që do të zgjidhni, mund të filloni të mendoni për ngjyrat.

4. Të jeni të fiksuar me një datë të caktuar.

Shumë planifikues dasmash rekomandojnë që të zgjidhni datën e dasmës para se të filloni të kontaktoni me dyqanet e shërbimeve martesore. Fundja, nuk mund të kërkoni një shërbim nëse nuk e dini se kur do ju duhet. Por, nuk duhet të jeni të fiksuar me një datë specifike, pasi kjo mund të limitojë mundësitë e zgjedhjeve për dasmën. Ajo që mund të bëni është të mendoni për dy a më shumë data dhe të diskutoni rreth tyre me partnerin/en e familjet tuaja.

5. Rezervimi i shërbimeve në rendin e gabuar. 

Keni shumë vendime për të marrë dhe është normale që të mos të dini nga t’ja nisni. Gjëja e parë që duhet të bëni është të zgjidhni restorantin dhe më pas mund të filloni të zgjidhni mes elementëve të tjerë. Gjithashtu, sigurohuni që të lexoni mirë kontratat para se t’i nënshtruani ato. Kjo mund t’ju kursejë probleme në të ardhmen.

6. Zgjedhja e fustanit të dasmës.

Shumë nuse duan që ta gjejnë fustanin e martesës që para se t’i thonë “po” propozimit të partnerit të tyre. Ajo që rekomandohet është që ta zgjidhni fustanit 8-9 muaj para dasmës. Nëse e zgjidhni shumë herët atë, mund të mos ju pëlqejë më pas disa kohësh apo pesha juaj ka ndryshuar dhe nuk dukeni më aq mirë sa më parë. Gjithashtu, përsa i përket zgjedhjes së këpucëve, ato duhet t’i blini pasi të keni vendosur stinën që do të bëhet dasma juaj. Për shembull, nëse do të blini një palë këpucë të larta dhe dasmën e keni në verë, në një vend me rërë apo një fushë me lule, taka mund të zhytet në tokë dhe të mos ndiheni rehat.

7. Propozimi tek shoqërueset e nuses.

Para se të vendosni të flini me shoqet tuaja për të qenë shoqërueset tuaja në dasmë, ndaloni e mendoni se kë doni më të vërtetë pranë jush. Tregohuni të qarta mbi pritshmëritë që keni nga to dhe kontributet e tyre, qofshin ata emocionale dhe financiare. Dhe mos e merrni personale nëse shoqja juaj e universitetit, me dy fëmijë në shtëpi, të refuzojë propozimin tuaj.

8. Dietat shkatërruese.

Shumë nuse të reja, duan të humbasin disa numra fustani para ditës së dasmës së tyre. Ato planifikojnë ta bëjnë këtë përmes dietave të rënda që premtojnë dobësim për një periudhë kohe ekstreme. Por, ajo që nutricienët rekomandojnë janë dietat e shëndetshme, ku ju i hani të gjitha vaktet me ushtrim fizik të ndërthurur. Kështu, do të mund të humbisni peshë dhe të jetoni një jetë të shëndetshme.