Si çdo event tjetër me rëndësi edhe dasma ka kostot e veta. Por, jo gjithmonë buxheti juaj është i përshtatshëm për të përballuar të gjitha ato kosto të shumta. Prandaj duhet të keni disa taktika se si të minimizoni shpenzimet tuaja.
1. Zgjidhni datën e duhur për dasmën.
Të gjithë do të donin ta bënin dasmën në një të dielë vere, por kjo do të ishte një alternativë mjaft e kushtueshme. Dasmat e organizuara në ditë jave janë tepër më të lira sesa ato të organizuara në fundjavë. Dasmat e dimrit janë akoma më pak të kushtueshme, përveç atyre që bëhen gjatë kohës së pushimeve dhe festave. Zakonisht gjatë Janarit kostot e dasmave pësojnë ulje të mëdha.
2. Gjeni një destinacion të lirë.
Zakonisht, nëse kërkoni në Google për restorante apo hostele dasmash, do ju dalin ato më të shtrenjat. Por, nëse kërkoni për vende që nuk organizojnë dasma shpesh, atëherë mund të bini dakord mbi një çmim të përballueshëm.
3. Bëni pazare me çmimet.
Shitësit që do të furnizojnë dasmën tuaj priren të japin gjithmonë alternativën më të shtrenjtë. Mos u shqetësoni, pasi askush nuk bie dakord me të parën. Shumë furnizues ushqimesh thonë që ofrojnë çmime më të ulëta kur u thuhet se do të përdoren për një festë të madhe sesa për një dasmë. Dhe shumë këshillues dasmash e rekomandojnë këtë teknikë. Ose mund të jeni të sinqertë mbi buxhetin tuaj dhe të shikoi opsionet për të cilat mund të bini dakord apo edhe nëse do të ketë ëmbëlsirë falas.
4. Gjeni fustane modeste.
Nëse nuk doni të harxhoni një sasi të madhe parash tek fustani i dasmës, provoni të kërkoni në internet për dyqane që shesin fustane të përdorura. Ka shumë dyqane të tilla dhe gjëja më e bukur është se fustanet e firmave më të mira janë të shumta në këto dyqane. Ose nëse nuk doni të vishni të njëjtin fustan me dikë tjetër, përpiquni ta merrni fustanin tuaj të ri me qera dhe jo ta blini përgjithmonë. E njëjta gjë vlen dhe për fustanet e shoqërueseve.
5. Kërkojuni ndihmë shoqërisë për organizimin.
Ndoshta nuk ndodh gjithmonë, por mund të keni shokë apo shoqe me talente të veçanta që mund t’ju ndihmojnë për elementë të ndryshëm të dasmës suaj. Për shembull, nëse dikush ka talent vizatimin apo modelimin mund të merret me dizejnimin e dekoreve të dasmës. Apo dikush i apasionuar pas fotografisë mund të marrë përsipër të fotografojë momentet më të bukura të dasmës. Të dyja këto shërbime kushtojnë shumë prandaj do të jeni në gjendje të kurseni mjaft para.
6. Bëni një listë prioritetesh.
Në fund të fundit, nëse buxheti juaj është i limituar, do ju duhet të bëni disa sakrifica për të investuar më shumë në diçka tjetër. Për shembull, mund të vendosni që ushqimi është më i rëndësishëm sesa dekori i dasmës. Kështu një pjesë të parave që do ta shpenzonit për dekorin do të shkojë tek ushqimi.
7. Tregohuni striktë me listën e të ftuarve.
Në dasmat shqiptare, ky është një fenomen që haset shpesh. Numri i të ftuarve shkon deri mbi 300 vetë pasi prindërit u thonë fëmijëve që duhet të ftojnë dhe një kushëri të lagërt sepse kështu duhet. Në fakt, një zgjidhje e mirë do të ishte që të mos të ftonit persona që i takoni më pak se 2 herë në vit. Vetëm se familjet tuaja njihen nuk do të thotë se ai person duhet të shtohet tek kostot shtesë të dasmës suaj. Gjithashtu, mund të qartësoni në ftesat tuaja që nuk lejohet të merren fëmijë me vete.
8. Dekoracione të lira.
Pse të shpenzoni një shumë të konsiderueshme parash mbi dekoracione të thjeshta? Ato mund t’i gjeni edhe në dyqane të dorës së dytë apo dhe mund të kërkoni nga shokët e sapomartuar. Madje, nëse një nga anëtarët e shoqërisë suaj merret me këto gjëra, mund t’u kërkoni ndihmë atyre. Kështu, mund t’i kurseni këto para apo t’i investoni në diçka tjetër.