Për shumë nuse të reja, madje edhe për dhëndrit, marrja e fotove të gabuara në fund të dasmës është një nga shqetësimet më të mëdha. Imagjinojeni ndjenjën që përjetoni kur nuk merrni atë shërbim për të cilin keni paguar. Tani shumëzojeni me gjithë emocionet e martesës dhe do të arrini në shqetësimin që këto të sapomartuar kanë.
Përveç kësaj, ndër këto shqetësime mund të përmendim zgjedhjen e parfumit të gabuar apo ushqimi i keq, gabime në uljen e të ftuarve apo edhe probleme teknike në muzikë. Por, këto janë thjesht gjëra të përgjithshme. Le t’i hedhim një sy listës të shqetësimeve të nuseve në ditën e tyre më të madhe, sipas një sondazhi:
1. Të lihen në altar – 77% e femrave në sondazh kanë këtë si shqetësim kryesor.
2. Probleme me fustanin – 73% e femrave ne sondazh shprehin shqetësime me garderobën. Fustani mund të ketë probleme me qepjen apo nuk mund të duket njësoj si ditën kur e keni provuar për herë të parë.
3. Moti i keq – 69% e femrave në sondazh kanë frikë se moti i keq mund të prishë ditë e tyre më të bukur. Kjo ndodh kryesisht me ato nuse që kanë zgjedhur që ta bëjnë dasmën në një mjedis të jashtëm.
4. Të ftuar të pirë – 55% e femrave në sondazh u tremben faktit që një pjesë e të ftuarve mund të dehet në dasmë dhe të shkaktojë skena të padëshiruara.
5. Shumë pak të ftuar – 43% e femrave në sondazh mendojnë që një ndër shqetësimet kryesore është mosardhja e të ftuarve në dasmë.
6. Probleme me flokët apo makijazhin – 36% e femrave në sondazh kanë problemet me flokët dhe makijazhin si një ndër shqetësimet kryesore në dasmën e tyre.
7. Të ftuar të papritur – 31% e femrave në sondazh u frikësohen faktit që një i ftuar mund të sjellë dikë tjetër në dasmë.
8. Fotografitë e këqija – 29% e femrave në sondazh listojnë këtë si një ndër shqetësimet kryesore në ditën e dasmës.
9. Harresa e betimeve – 23% e femrave në sondazh kanë frikë se nga emocionet e dasmës do të harrojnë betimet e tyre.
10. Zënka mes të ftuarve – 22% e femrave në sondazh shpehin se zënkat mes të ftuarve janë një ndër shqetësimet e tyre kryesore.
