/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Keni zgjedhur gjithçka që duhej për dasmën tuaj dhe ju ka mbetur një sasi e konsiderueshme parash? Po mendoni se ku ta investoni këtë buxhet? Më poshtë, ju kemi listuar disa alternativa nga të cilat mund të zgjidhni.

1. Një eksperiencë ndryshe.

Besoj se të gjithë e kemi parë filmin e famshëm “Love Actually”. Në një skenë të këtij filmi, një grup muzikor, të cilat fshihen si të ftuar në ceremoni, pas emërimit të çiftit “burrë e grua” dalin në skenë dhe këndojnë. Pse të mos investoni dhe ju në një eksperiencë të tillë, ku të gjithë të ftuarit do të habiten dhe ju do ta shijoni tej mase?

2. Sigurimi i dasmës.

Sigurisht që të gjithë elementët e dasmës do ju kushtojnë shumë, por pse të rrezikoni mosplotësimin e tyre ashtu siç duhet? Buxhetin ekstra që keni mund ta përdorni për të firmosur një kontratë mbi sigurinë e atyre që keni shpenzuar, për shembull: rastet e shtyrjes së dasmës, bërjen e unazave e fustanit në kohë, etj.

3. Festime të veçanta.

Zbukurimet e bukura në dasmë nuk janë asnjëherë të mjaftueshme. Si mendoni për zbukurimin më të madh dhe njëkohësisht një simbol fatmirësie, fishekzjarrët? Në një moment të caktuar, të zgjedhur nga ju mund t’i surprizoni të gjithë me një spektakël fishekzjarrësh.

4. Një piktor.

Keni punësuar një fotograf dhe një kameraman për dasmën tuaj, pse jo dhe një piktor? Ai do të jetë duke kapur momentet më pikante të dasmës suaj dhe do t’i hedhë në një panoramë të bardhë. Sigurisht që kjo do ta bëjë eksperiencën e dasmës shumë herë më interesante, si për ju, ashtu edhe për të ftuarit.

5. Argëtim pafund.

Një magjistar nuk është kurrë një zgjedhje e keqe për të argëtuar një numër të madh të ftuarish. Nëse kjo alternativë nuk ju duket e përshtatshme, atëherë provoni të bëni disa prova kërcimi për t’i surprizuar të ftuarit me një koreografi mbresëlënëse.