/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Po mendoni që ta planifikoni dasmën tuaj në një mjedis të jashtëm? Atëherë, më poshtë keni të renditura disa avantazhe dhe disavantazhe të dasmave në mjedis të jashtëm.

Avantazhet

1. Poshtë yjeve.

Nëse keni ëndërruar gjithmonë një celebrim magjik të dashurisë suaj, festimi nën yje do të ishte zgjidhja më e mirë. Mund të varni disa drita, të ndizni një zjarr dhe të krijoni një pistë të madhe për kërcim; të ftuarit do ta pëlqejnë shumë.

2. Moti i mirë – ekperiencë e paharrueshme.

Nëse moti dhe temperaturat jashtë janë perfekte, ka shumë gjasa që dasma juaj të mbahet mend për shumë gjatë. Mund ta bëni celebrimin në një kopësht të bukur, të shtroni një darkë të shijshme nën yje dhe të kërceni të gjithë së bashku. A nuk duket perfekte?

3. Përdorimi i pajisjeve të dëshironi.

Të organizosh një dasmë në mjedis të jashtëm do të thotë të mos privoheni nga përdorimi i disa pajisjeve. Nuk do të keni pse shqetësoheni nëse orkestra do të zërë shumë vend, apo nëse pista e kërcimit nuk është mjaftueshëm e madhe.

Disavantazhet

1. Ekspozimi ndaj motit të keq.

Fatkeqësisht, organizimi i dasmës në mjedis të jashtëm do të thotë që jeni të prekshëm nga Nëna Natyrë. Nëse fillon qoftë dhe një shi i shkurtër, eksperienca mund të ndryshojë krejtësisht. Për raste të tilla të paparashikueshme, sigurohuni që të keni mjaftueshëm çadra për ju dhe të ftuarit.

2. Pagesa shtesë për pajisje.

Planifikimi i dasmës suaj në një mjedis të jashtëm duket një ide përrallore, derisa mendoni mbi të gjitha pajisjet që shitësit tuaj mund t’ju ofrojnë shtesë, të cilat, sigurisht, vijnë me një kosto më të madhe. Për shembull, tavolinat, karriget, pajisjet e muzikës, tualetet, dekori dhe shumë shërbime të tjera mund t’ju kushtojë shumë më shumë sesa paketa normale.