Planifikimi i dasmës ju ka marrë shumë kohë dhe energji? Mendoni se kjo lodhje mendore dhe fizike do të transmetohet dhe në dasmën tuaj? Mos u shqetësoni. Ja tek keni 5 mënyra se si të ndiheni totalisht të freskëta dhe me energji në ditën tuaj të madhe.
1. Sigurohuni që të gjitha gjërat janë në vijë.
Nëse keni plotësuar çdo pikë që ndodhej në listën e dasmës suaj, atëherë nuk keni pse shqetësoheni. Por, ajo që duhet të bëni është të mos i lini gjërat për ditën e fundit. Sigurohuni një javë para dasmës që të gjithë furnizuesit tuaj i kanë bërë gjërat gati. Kështu, do të keni një javë të plotë për t’u qetësuar dhe për të mbledhur energji për ditën tuaj të madhe.
2. Caktoni një ditë ku relaksi të mbizotërojë.
Ajo që duhet të bëni është të rezervoni një ditë të javës para dasmës vetëm për relaksimin tuaj. Bëni një masazh, sauna apo çdo aktivitet që ju sjell mirëqënie mendore dhe fizike. Këtë mund ta bëni së bashku me shoqërueset apo dhe me partnerin tuaj.
3. Ushqehuni shëndetshëm.
Të gjithë kanë disa ushqime që i bëjnë të ndihen keq. Mundohuni t’i anashkaloni këto lloj ushqimesh në ditët që paraprijnë dasmën. Në këtë mënyrë, stomaku juaj do të funksionojë më mirë dhe ju do të ndiheni më të shëndetshme.
4. Kalojeni natën para dasmës ashtu siç doni ju.
Shumë nuse pëlqejnë që natën para dasmës ta kalojnë me shoqet e tyre duke parë filma romantikë. Për disa të tjera, një darkë romantike me partnerin e tyre do të ishte perfekte. Sidoqoftë, zgjedhja është e juaja. Bëni atë që ju e ndjeni si më të drejtën dhe kaloni bukur.
5. Hani mëngjes.
Mëngjesi tipik i nuseve të reja konsiston në zgjimin që herët dhe fillimi i kujdesit për flokët dhe makijazhin. Por, duhet të siguroheni që para këtyre aktiviteteve të keni ngrënë mëngjes, do ju duhet për të pasur energjitë e duhura.