Në përpjekje për të ruajtur gjendjen e mirë të unazës apo dhe për të mos rrezikuar humbjen e saj, janë patjetër disa raste kur unaza e fejesës apo e martesës të mos mbahet vënë. Sigurisht që nëse humbet mund të kompensohet nga garancia që keni marrë, por askujt nuk i pëlqejnë këto punë. Shikoni më poshtë 5 rastet kur nuk duhet ta vini unazën e fejesës apo martesës.
1. Në plazh.
Ka disa arsye për këtë. E para dhe më e njohura është se unaza mund të humbasë lehtësisht në det apo në rërë. Një tjetër arsye është se rëra mund të hyjë në hapësirat boshe mes gurëve të unazës dhe do të jetë e vështirë ta hiqni. Gjithashtu, nëse vendosni krem kundra rrezeve të diellit, përbërësit e kremit mund të zbehin shkëlqimin e unazës.
2. Në palestër.
Nuk ka asnjë problem nëse mbani unazën në gisht ndërkohë që bëni nxemjen para palestrës, por ndryshon puna në ngritjen e peshave. Peshat e mëdha mund të shkaktojnë deformimin e unazës, madje mund të mbeten shenja në gishtat tuaj. Prandaj, do të ishte mirë sikur të hiqnit unazën para se të fillonit aktivitetin fizik.
3. Në dush.
Njësoj si në rastin e kremit të diellit dhe produktet që mund të përdorni në dush shkaktojnë zbehjen e shkëlqimit të unazës. Gjithashtu, mund të krijohen flluska brenda gurëve dhe asnjë nuk i pëlqen ato.
4. Në pishinë apo në vaskë.
Të humbasësh unazën në pishinë apo në vaskë nuk është një problem i madh, pasi filtrat mund të kontrollohen dhe pishinës mund t’i hiqet uji. Por, problemi i vërtetë qëndron tek klori, i cili mund të heqë ngjyrën e unazës dhe të dëmtojë metalet.
5. Kur pastroni.
Po lani makinën? Po pastroni furrën? Po fshini dyshemenë? Hiqeni unazën! Kjo është totalisht e rekomandueshme nëse unaza juaj ka gura më ngjyrë, pasi mund të rrezikohet pamja e bukur e tyre pas disa kohësh. Por, mos e lini unazën kudo. Vendoseni në një kuti të veçantë, ku e keni të lehtë për ta gjetur.