Organizimi i një detyre të tillë do ju ndihmojë të menaxhoni stresin e përditshëm. Edhe pse planifikimi i një dite të tillë është emocionues, stresi është i pashmangshëm. Dhe sa më shumë të afrojë dita e dasmës, aq më shumë do të shtohet ky stres. Më poshtë keni të listuara 5 këshilla se si ta menaxhoni këtë stres.
1. Shkruajini të gjitha diku.
Shumë njerëz preferojnë t’i shënojnë detyrat e tyre në një ditar elektronik, por mënyra më e mirë është të shënoni gjithçka në një kalendar konkret. Kur ju e shikoni dicka të shkruar, ju krijon një ide më të qartë të detyrave që ju presin. Gjithashtu, do të jetë një ndjenjë e mirë kur të hiqni një vijë tej detyrave të plotësuara.
2. Hiqni presionin psikologjik.
Ditari që do të mbani për detyrat e planifikimit të dasmës do ju ndihmojë dhe për të llogaritur ngarkesën emocionale gjatë kësaj periudhe. Shikoni se cilat janë aktivitetet që shkaktojnë stresin më të madh tek ju dhe mos u fokusoni shumë tek ato.
3. Ndajeni ngarkesën.
Nuk është mirë që një kohë të tillë ta kaloni vetëm. Mundohuni që një pjesë të detyrave ta ndani me partnerin tuaj. Në këtë mënyrë, stresi që do ju duhet të përballoni nuk do të jetë aq i madh.
4. Mbështetuni në ndihmën e familjes suaj.
Familja mund të jetë një ndihmë e madhe në një periudhë si kjo. Me shumë mundësi, familja juaj është po aq e emocionuar për dasmës tuaj sa dhe vetë ju. Kërkoni ndihmë tek ta për çdo vështirësi që do të hasni.
5. Konsumoni ushqime a produkte që ju japin energji.
Tani, energjia do ju duhet më shumë se kurrë. Stresi që do të përjetoni gjatë planifikimit të dasmës do të konsumojë shumë nga energjia juaj. Prandaj, do ju duhet ta rifitoni këtë energji të humbur. Por, mos harroni që të jetoni të tashmen dhe të mos i jepni të gjithë jetën tuaj planifikimit të dasmës.