/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Nëse po mendoni të falenderoni shoqërueset tuaja, një nga këto 5 dhurata do të ishte zgjedhja perfekte…

1. Kimono floreale                                                                                                                                                                                                 

Një kimono në ngjyrë pastel dhe me printe floreale do të ishte zgjidhja perfekte. Pse mos ta vishni këtë kimono të mrekullueshme edhe në festën e beqarisë ose në festa të tjera mes shoqeve të ngushta?

 

2. Zbutës buzësh

Zbutës buzësh për shoqërueset e tua. Ato ofrohen edhe në paketime të vogla, të cilat mund të merren me vete dhe as nuk zënë shumë vend në çantën e tualetit.

 

3. Qirinj aromatik

Qirinjtë do të krijojnë një atmosferë qetësuese për mikeshat tuaja pas mbrëmjes së lodhshme në dasmë. Mund t’ja dhuroni dhe disa ditë para dasmës, në mënyrë që të përgatiten për festën magjike të dasmës tuaj.

 

4. Shishe e vogël 

Shishe të vogla alkoolike. Një “Gëzuar” mes shoqesh është gjithmonë ide e mirë. Mund t’i përdorni si dhurata para dasmës, në festën tuaj të beqarisë ose dhurojani mikeve tuaja pas përfundimit të ceremonisë

 

5. Syze dielli me elementë floreal

 

 

 

 

 

 

 

 

Kush nuk do të donte të merrte si dhuratë  një palë syze dielli? Shoqërueset tuaja do të ndihen shumë të vlerësuara nga fakti që ju i keni dhuruar një nga modelet e syzeve më trendi të momentit.