/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Si nga femrat, ashtu edhe nga meshkujt, momenti i propozimit për martesë përjetohet me një ndjenjë magjike. Dhurata të vogla, unaza të shtrenjta, fjalimi i gjatë apo përdorimi i fjalëve të thjeshta, sido që të jetë planifikuar ky moment, mbetet gjithmonë i paharrueshëm. Pastaj, kujt nuk do t’i pëlqente që partneri t’u ulej në gjunjë për të kërkuar një jetë së bashku? Gjithashtu, duhet të pranojmë faktin që nuk ka një kohë të gabuar për të propozuar për martesë. Ky moment mund të jetë i planifikuar me javë apo thjesht në një darkë të vogël së bashku. Gjithsesi, mbetet ëndrra e plotësuar e dy të dashuruarve.

Fotot e këtyre propozimeve fillojnë nga propozimet më të thjeshta, tek propozimet në qytetet e bukura të Italisë, në qytetin e dashurisë, Parisin dhe gjatë aventurave që çifti bën së bashku. Dhe këto shpirta guximtarë, jo vetëm që kanë planifikuar gjithçka që të jetë perfekte, por kanë marrë mundimin të sjellin dhe një fotograf që të kapë momentin e tyre të bukur.

Teksa u hidhni një sy fotove të disa nga propozimet më të bukura në botë, nuk ju fajësojmë nëse inspiroheni nga to. Pse jo, ndoshta në të ardhmen do të jeni ju ata që do të planifikojnë propozimin më të bukur të parë ndonjëherë.