/ NGA MyWedding Albania/ Këshilla për Dasmën/

Të gjitha dasmat i kanë këto të ftuar – ata që nuk donit t’i ftonit, por jeni të detyruar. Më poshtë do të përmendim vetëm disa nga ata.

1. Ajo që veshi fustan të bardhë.

E keni parasysh atë “shoqen” që gjithmonë përpiqet t’jua kalojë? Mos u habisni nëse e shikoni me një fustan të bardhë në dasmën tuaj. Sidoqoftë, mos u shqetësoni, vazhdoni të shijoni këtë ditë pasi ajo do ta kuptojë vetë gabimin e bërë.

2. Ish-in.

Nëse doni që dasmës suaj t’i shtohet një element tjetër i dramës, atëherë mund të ftoni ish të dashurën/in. Por, sigurisht që kjo është diçka që duhet shmangur. Edhe nëse keni marrëdhënie të mira me ta, nuk është mirë që në ditën e celebrimit të martesës, të keni afër një person të së kaluarës.

3. Ai i afërmi i çuditshëm.

Ky mund të jetë një xhaxha, kushëri apo një teze e largët që gjithmonë i shndërron eventet familjare në të pakëndshme. Me shumë mundësi do të ishte mungesë respekti që të mos i ftonit në dasmën tuaj, kështu që bëhuni gati të mos i merrni seriozisht gjërat që thonë. Gjithashtu, mund t’i ulni në një tavolinë ku nuk mund të hapim probleme.

4. I alkoolizuari.

Të pish dy apo tre gota në një dasmë është diçka, por t’i konvertosh gotat në shishe është komplet diçka tjetër. Nëse nuk doni kërcim mbi tavolinë, bëni mirë t’i kontrolloni këtë lloj të ftuari. Mund t’a këshilloni kamarierin paraprakisht që të mos u dërgojë më shumë se dy apo tre gota alkool nëse u kërkojnë. Me shumë mundësi dhe ata vetë do ta kuptojnë cakun e tyre.

5. Kundërshtuesi.

Ky është ai lloj i të ftuari që është i sigurtë që mund të kishit gjetur dikë më të mirë për t’u martuar. Nëse nuk doni që gjatë dasmës t’ju afrohet e t’ju thotë “A je e sigurtë që nuk do të martohesh me atë që të tregova unë” apo “Ajo vajza ishte shumë herë më e mirë”, bëni mirë të jeni pak të kujdesshëm me ta.