Martesa është një marrëdhënie sa e bukur, aq dhe e vështirë. Gjatë martesës, por edhe gjatë planifikimit të dasmës duhet të keni në mendje disa mënyra se si keqkuptimet e vogla të mos kalojnë në konflikte.
Edhe nëse do të martoheni me dikë që keni kaluar gjithë jetën bashkë, do të ketë momente ku do të lindin pakënaqësi të vogla. Kjo ndodh pasi çdokush ka pikëpamjet e veta për jetën dhe aspektet e saj, sado kohë të keni kaluar bashkë.
Një gjë që duhet të bëni është të zgjidhni betejat tuaja. Mund ta keni dëgjuar shpesh këtë shprehje, por është diçka që ju ndihmon shumë. Para se të filloni të ziheni për gjëra të parëndësishme, mendoni nëse ajo ja vlen me të vërtetë dhe cili është përfundimi i kësaj zënke. Nëse arsyeja ju duket pa sens, bëni mirë të shkoni një hap pas para se zënka të përshkallëzohet.
Kompromisi është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund një zënke. Përpiquni ta vendosni veten në vendin e tjetrin dhe ndoshta kështu do të kuptoni që e gjithë kjo ka qenë e panevojshme. Ju nuk bini dakord për formën e gotave, a është kjo shkas për të filluar luftën e tretë botërore mes jush?
Gjithsesi, mos harroni pjesën e bukur. Pasi të martoheni me shpirtin tuaj binjak do të jeni një skuadër e pathyeshme. Do të krijoni gjuhën tuaj të përbashkët, pseudonime për njëri-tjetrin, kode sekrete. Do të krijoni tradita dhe një rutinë tuajën që do të jetë speciale vetëm për ju. Të gjitha këto veprime do të krijojnë një marrëdhënie të fortë dhe të bukur që do të zgjasë me vite të tëra.