/ NGA MyWedding Albania/ Këshilla për Dasmën/

Një dhomë plot me të ftuar të pakënaqur është makthi i çdo çifti që do të martohet. Fatmirësisht, ne kemi përpiluar një sërë mënyrash se si mund të keni një dasmë me atmosferë festive gjatë gjithë kohës.

1. Prezantoni të ftuarit me njëri-tjetrin.

Një situatë inferioriteti mes të ftuarve nuk do të ishtë mirë as për ju dhe as për ata vetë. Kështu që mund të organizonit një festë para-martesore ku të ftuarit të njohin njëri-tjetrin. Më pas, në dasmë nuk do të ketë ndarje mes grupeve, por ajo do të shijohet ashtu siç duhet.

2. Përmbajuni vetëm disa traditave.

Përpiquni që në dasmë të përfshini vetëm ato tradita, të cilat janë të rëndësishme për ju dhe partnerin/en tuaj. Të tjerat, lërini. Kështu mund ta ndriçoni dasmën me shpirtin tuaj festiv.

3. Shikoni përtej shprehjes “Pranoj!”.

Në momentin e thënies së betimeve do të ishte mirë që të mos përdorin shprehjet klishe. Në vend të tyre mund të përfshini histori personale me partnerin/en tuaj, duke treguar kështu dashurinë së ju bashkon. Të ftuarit do e vlerësojnë këtë si dhe do shikojnë sesa ju e doni njëri-tjetrin.

4. Mos lini që të ftuarit t’i marrë uria.

Edhe nëse keni planifikuar një darkë me tre pjata për të ftuarit tuaj, ata mund t’i marrë uria teksa presin për ju në altar. Një zgjidhje e mirë për këtë është të keni përgatitur një banket me disa meze të vogla për të ftuarit që mund t’i marrë uria.

5. Përdorni pamje.

Dikush nga ju të dy do të ngrihet për të thënë diçka për tjetrin, kjo është diçka që pritet nga të ftuarit. Sikur të sillni një laptop dhe një projektor do të ishtë një ide e mirë. Aty mund të shfaqni foto apo video të bëra gjatë viteve të lidhjes suaj.

Pavarësisht gjërave që mund të bëni për të kënaqur të ftuarit tuaj, ajo që ka më shumë rëndësi është që ju të relaksoheni e të shijoni ditën më të rëndësishme të jetës suaj.