/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Pasi të keni vendosur një unazë fejese në gishtin tuaj, do të bëheni gati të prisni komente të shumta mbi mënyrën e propozimit, pamjen e unazës, pyetje për dasmën, fustanin dhe shumë elementë të tjerë. Por, ato që nuset nuk duan kurrë të dëgjojnë janë pyetjet e sikletshme dhe të papërshtatshme që vijnë pas fejesës. Ja sesi t’i prisni këto pyetje dhe sesi t’u përgjigjeni atyre.

1. “Kur është dasma?”

Kjo pyetje është e sikletshme pasi nuk mund të mendohet që një çift ta ketë dasmën e planifikuar që në momentin e propozimit për fejesë. Shumë çifte preferojnë të shijojnë momentet e tyre si të sapofejuar para se të fillojnë planifikimet e dasmës. Por, kur u jep një përgjigje të tillë, njerëzit mendojnë se nuk e keni seriozisht për martesën apo do ju thonë që duhet të zgjidhni një datë sa më shpejt. Nëse hasni një pyetje të tillë gjatë fejesës suaj, mund të përgjigjeni se nuk e keni vendosur akoma dhe se po zgjidhni mes disa alternativave. Mund të shtoni stinën që po merrni në konsideratë dhe se do jua transmetoni të tjerëve pasi të jeni të vendosur.

2. “Sa është unaza?”

Si fillim, asnjë nga femrat e sapofejuara nuk ja ka idenë sesa ka kushtuar unaza e saj, përveç rasteve kur e ka zgjedhur vetë unazën e fejesës. Gjithashtu, kjo pyetje mund ta bëjë atë të mendojë se unaza është tepër e vogël ose tepër e madhe. Por, mund të përgjigjeni duke thënë se është madhësia dhe stili perfekt për ju.

3. “Sa para do të harxhoni për dasmën apo kosto të tjera?”

Kjo pyetje është e sikletshme sepse nuk është në interesin e askujt të dijë detaje kaq personale. Financat personale janë gjithmonë çështje tepër delikate, prandaj duhet të mbetet e tillë, aq më tepër kur bëhet fjalë për shpenzimet e dasmës. Mund t’u përgjigjeni me “pse po pyet?” Zakonisht, kjo përgjigje do t’i bëjë të ndihen në siklet dhe do të thonë që thjesht janë kuriozë. Përjashtim bën rasti kur kjo pyetje vjen nga dikush që është i fejuar dhe dëshiron të minimizojë kostot e tij. Në këtë rast bashkëpunimi përsa i përket përzgjedhjes së elementëve do të ishte një ide e mirë për të dyja palët.

4. “Do e ftosh X apo Y?”

Kur të jeni ende në periudhën pas fejesës mos jepni një përgjigje konkrete për këtë pyetje. Ndoshta mund të bini në dashuri me një restorant që ka kapacitet 70 persona dhe kështu do ju duhet të bëni shkurtime në listën e të ftuarve. Gjithashtu, nëse fejesa juaj do të zgjasë shumë, ka mundësi të mos jeni më shokë me dikë që keni premtuar se do ta ftonit në dasmë. Mund të thoni që lista është akoma në përpunim dhe do të merret vesh së shpejti. Përjashtim bëjnë rastet kur X apo Y janë persona të afërt që ju nuk doni t’i keni në dasmën tuaj, por mundet që prindërit të duan të kundërtën. Atëherë, duhet ta thoni zgjedhjen tuaj para se ata të thonë versionin e tyre tek të tjerët.

5. “Je e sigurtë që është i duhuri?”

Kjo është një shaka shumë klishe dhe askujt nuk i duket e përshtatshme. Nuk keni pse ndiheni sikur duhet të mbroni marrëdhënien tuaj. Thjesht mund të thoni që jeni e sigurtë sepse ndryshe nuk do të kishit dhënë një përgjigje pozitive ndaj propozimit të tij.

6. “E di që 50% e martesave përfundojnë me divorc, apo jo?

Një koment i tillë vjen nga dikush që ka zili për faktin që ju jeni fejuar dhe kjo mund të ulë entuziazmin tuaj përsa i përket fejesës dhe dasmës. Përsëri, nuk keni pse jepni shpjegime mbi marrëdhënien tuaj. Përgjigjuni me “po, por do të mundoheni të jemi pjesë e gjysmës që ja del gjatë martesës” dhe ndërroni temë.

7. “Kur do të bëni fëmijë?”

Kjo pyetje do ju përndjekë që në momentin që do të fejoheni e deri kur të bëni fëmijën e parë. Më pas, do të zëvendësohet me “kur do të bëni fëmijën e dytë?”. “Kur të jemi gati” do të ishte një përgjigje tepër e mirë për këtë pyetje tepër të përsëritur.