/ NGA MyWedding Albania/ Të Përgjithshme/

Përsa i përket shfaqjeve të ndryshme për dhënie çmimesh, “Oscars” janë padyshim më prestigjozët. Tapeti i kuq kthehet në një shfaqje fustanesh e kostumesh dhe të gjithë aktorët e aktoret tona të preferuara janë aty. Shumë nga të dashuruarit e Hollywood e shfrytëzojnë këtë natë për të treguar dhe njëherë marrëdhënien e tyre në çift. Lexoni artikullin më poshtë për të zbuluar më shumë për ta dhe se si kanë vendosur të vishen në natën e çmimeve “Oscars”.

1. Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Lopez dhe Rodriguez mahnitën me pamjen e tyre në tapetin e kuq. Këngëtarja, që u shfaq në skenë si prezantuese, kishte zgjedhur një fustan Tom Ford ndërsa Rodriguez, një kostum bardhë e zi.

2. Melissa McCarthy dhe Ben Falcone

McCarthy, që u nominua për çmimin “Aktorja më e mirë”, eci në tapetin e kuq me bashkëshortin e saj, Ben Falcone. Këtë Tetor, çifti do të festojë 14 vjetorin e martesës së tyre.

3. Mahershala Ali dhe Amathus Sami-Karim

Aktori dhe bashkëshortja e tij kthyen kokat e të gjithëve në tapetin e kuq të “Oscars”. Aktori habiti me kombinimin e një kostumi dhe të një kapuçi të zi, ndërsa bashkëshortja e tij, me një fustan grafik.

4. Bradley Cooper dhe Irina Shayk

Sytë e të gjithëve ishin tek Bradley Cooper, duke qenë se ishte i nominuar për dy çmime të mëdha. Në këtë natë të rëndësishme për të, ai shoqërohej nga e dashura prej shumë kohësh, Irina Shayk, e cila shkëlqeu me një fustan me shpinë të hapur.

5. Amy Adams dhe Darren Le Gallo

Amy Adams dhe bashkëshorti i saj dukeshin si dy të sapomartuar në tapetin e kuq. Kjo falë fustanit të bardhë të aktores dhe kostumit plot klas të Le Gallo.

6. Adam Driver dhe Joanne Tucker

Driver dhe Tucker mund të jenë një nga çiftet më privatë e Hollywood, por kjo nuk i ndaloi ata që shkëlqenin në tapetin e kuq të “Oscars”.

7. Pharrell dhe Helen Lasichanh

Ky çift nuk na ka zhgënjyer kurrë me zgjedhjet e veshjeve në tapetin e kuq. Fustani i zi deri tek gjuri i Helen kombinohej mirë me kostumin ushtarak të Pharrell, që përfshinte pantallona të shkurtra dhe jo të gjata.