/ NGA MyWedding/ Torta e Dasmës/

Porositja e tortës është bërë pjesë e përgatitjeve të ceremonisë së dasmës. Dalja e saj para çiftit dhe dasmorëve, prerja dhe shijimi janë çaste që mbeten gjatë në kujtesë. Në kohën kur bëni porosinë për tortën, duhet të kini parasysh ceremoninë që do të zhvilloni, vendin dhe kohën.

Nëse zgjidhni që dasmën ta organizoni në stinën e verës, bëni kujdes, për shkak të temperaturave të larta. Sugjerohet të konsultoheni me një specialist pastiçer për të bërë zgjedhjen e duhur. Pavarësisht stinës, torta duhet të jetë e veçantë, duke përfaqësuar kështu stilin dhe shijen tuaj.

Në ditët e sotme, në modë janë tortat e zbukuruara me lule natyrale dhe fjongo. Nëse zgjidhni një të tillë, bëni mirë të flisni me pastiçerin që do të përgatisë tortën dhe luleshitësin. Pse jo, edhe të organizoni një takim me ta.